Sociale 30 July 2026, 10:36 Nga VNA

Revolucioni onkologjik mbi letër, Sala njofton se po shkruan historinë duke hapur një institut studimor, asnjë fjalë për ilaçet e munguara

Ndaje në Whatsapp

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, doli sot pas mbledhjes së Qeverisë për t'u dhënë shqiptarëve një lajm aq madhështor sa të bën të harrosh se po flet për të njëjtin sistem shëndetësor ku pacientët shpesh duhet të marrin edhe shiringat me vete.

Me një optimizëm që do ta lakmonte çdo shkrimtar i zhanrit fantashkencë, ministrja njoftoi ngritjen e një Instituti Kombëtar të Tumoreve, as më pak e as më shumë por "sipas modelit të Milanos".

Sipas saj, ky vendim është thjesht "historik" dhe "i pari i këtij lloji në Shqipëri". Tashmë, teksa përballen me mungesën kronike të medikamenteve bazë, pacientëve shqiptarë u ofrohet një konsolilim i madh ideologjik: ata do të mund të bëhen pjesë e "studimeve ndërkombëtare" nëpërmjet një njësie të re studimesh klinike. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, instituti do të na lidhë drejtpërdrejt me rrjetin evropian të qendrave onkologjike për të marrë "fonde për inovacion", duke u kthyer njëkohësisht në një "bërthamë për koordinimin e kimioterapive" që do të shpërndahen deri në Fier.

Në fund, ministrja nuk harroi të shprehte "mirënjohje të thellë" për të gjithë kolegët e Ministrisë, QSUT-së dhe shërbimin onkologjik për këtë arritje epokale.

Përveç mikrofonave të ministrisë, ekziston edhe një realitet tjetër, ai që nuk ndodhet në Milano, por në oborrin e QSUT-së. Ndërsa flitet për "inovacion Evropian", Spitali Onkologjik vazhdon të mbetet një vatër e hapur korrupsioni, vuajtjesh traumatike dhe degradimi institucional.

Faktet nga raportimet mediatike dhe hetimet e fundit të Prokurorisë zbulojnë një tablo krejt tjetër nga ajo e konferencës për shtyp:

Pazare me jetën e pacientëve: Hetimet e dosjes "Onkologjiku" nxorrën në dritë skemën e paprecedentë ku pacientëve me tumore u mohohej shërbimi apo shtyheshin me muaj të tërë në spitalin publik, vetëm për t'u orientuar drejt klinikave private të vetë mjekëve, me kosto që shkonin mijëra euro për një seancë.

Aparatura që "prishen" sipas orarit: Kobaltoterapia, pajisja e rrezatimit me vlerë qindra mijëra euro, lihej qëllimisht pa u vënë në punë ose pa u mbrojtur me standardet e rrezatimit, duke i lënë pacientët në mëshirë të fatit dhe duke rrezikuar jetën e vetë stafit.

Mungesa e ilaçeve dhe grabitja e ilaçeve të kancerit: Pacientët onkologjikë përballen çdo ditë me përgjigjen klasike "nuk ka bar". Ndërkohë, përgjimet hetimore treguan se si barnat e kimioterapisë të siguruara nga shteti shiteshin nën dorë apo tregtoheshin në mënyrë të jashtligjshme.

Kapacitete të ezkaluara: Radhët e gjata në dy doors e Onkologjikut, ku njerëzit presin me orë të tëra në këmbë në kushte çnjerëzore për një kimioterapi apo një konsultë, mbeten pamja reale e "koordinimit" që përmend ministria.

Është vërtet e admirueshme aftësia për të premtuar "rrjete evropiane inovative" në një kohë kur spitali kryesor në vend nuk garanton dot as medikamentet bazë për të zbutur dhimbjet e pacientëve faza të avancuara. Por ndoshta ky është vetë sekretit i "modelit të Milanos" në versionin shqiptar: t'u ofrosh pacientëve projekte në letër, sepse barnat në spital kushtojnë më shumë se fjalët në konferencë.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme