Bota 31 July 2026, 07:57 Nga VNA

Marrëveshje historike për Gazën? Trump: Hamasi do të çarmatoset, Izraeli tërhiqet

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshje historike për Gazën? Trump: Hamasi do të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për fazën e dytë të luftës në Rripin e Gazës, e cila parashikon çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në enklavën palestineze. Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump e cilësoi marrëveshjen si një hap historik drejt paqes.

“Sot Bordi i Paqes ka arritur një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Ky është një hap monumental drejt një paqeje dhe sigurie të qëndrueshme”, shkroi ai.

Sipas presidentit amerikan, pas përfundimit të procesit të çarmatimit, forcat izraelite do të tërhiqen nga Rripi i Gazës, ndërsa një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi do të bashkëpunojë me një forcë të re policore palestineze për garantimin e sigurisë në territor, në dobi të banorëve të Gazës dhe vendeve fqinje.

Konfirmimi për marrëveshjen ka ardhur edhe nga drejtues të Hamasit. Ghazi Hamad, anëtar i delegacionit negociator të grupit palestinez, deklaroi se Hamasi mbetet i përkushtuar ndaj objektivave të tij kombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të popullit palestinez.

Ai theksoi se çështja e armëve është e lidhur me elementë të tjerë të marrëveshjes, përfshirë tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës dhe procesin e rindërtimit.

“Nuk do të ndërmarrim asnjë veprim nëse forcat pushtuese nuk respektojnë detyrimet e parashikuara në marrëveshje”, u shpreh Hamad.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme