Bota 29 July 2026, 22:44 Nga VNA

Lajmi i rremë për “vdekjen” e Franco Baresit trondit Italinë, ngatërrohet edhe zëvendëskryeministri Salvini

Ndaje në Whatsapp
Lajmi i rremë për “vdekjen” e Franco Baresit trondit

Edhe në Itali, lajmet e rreme mund të përhapen me shpejtësi marramendëse. Këtë e tregoi rasti i legjendës së Milanit, Franco Baresi, për të cilin në orët e fundit qarkulloi lajmi i pavërtetë se kishte ndërruar jetë.

Konfuzioni u përhap aq shpejt, sa edhe zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini publikoi një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale me fjalët: “Fluturo me tribunën tënde, Kapiten”. Vetëm pak minuta më vonë, ai e fshiu postimin pasi u konfirmua se lajmi ishte i rremë.

Për të ndalur spekulimet, reagoi zyrtarisht edhe AC Milan. Klubi sqaroi se Franco Baresi po kalon një moment delikat shëndetësor, por hodhi poshtë kategorikisht lajmet për vdekjen e tij.

“AC Milan përgënjeshtron lajmet e pavërteta që kanë qarkulluar në lidhje me Franco Baresin. Franco po përballet me një moment delikat dhe klubi është pranë tij me përkushtim, ashtu si edhe pranë familjes së tij. Ftojmë të gjithë të respektojnë privatësinë e tij dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e informacioneve të pabazuara”, thuhet në reagimin e klubit.

Franco Baresi kaloi vitin e kaluar një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri për heqjen e një noduli të zbuluar gjatë një kontrolli rutinë. Operacioni u krye me sukses dhe ish-kapiteni i Milanit u rikthye në jetën publike disa muaj më vonë.

Rasti tregon se, edhe në vende me media të konsoliduara si Italia, një informacion i pavërtetë mund të përhapet me shpejtësi, duke ngatërruar jo vetëm opinionin publik, por edhe figura të larta të politikës.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme