Bota 29 July 2026, 20:38 Nga VNA

Spanja nxjerr në qarkullim monedhën përkujtimore për triumfin në Botërorin 2026

Ndaje në Whatsapp
Spanja nxjerr në qarkullim monedhën përkujtimore për

Spanja do të përjetësojë triumfin në Kupën e Botës 2026 edhe përmes një monedhe përkujtimore. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Biznesit ka miratuar zyrtarisht emetimin, prerjen dhe hedhjen në qarkullim të një monedhe speciale kushtuar fitores së kombëtares spanjolle në Botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare të Shtetit, ndërsa prodhimi i monedhës do të realizohet nga Royal Mint. Në total do të emetohen deri në 50 mijë monedha, secila me vlerë nominale 5 euro, ndërsa çmimi i shitjes do të jetë 60.33 euro, pa TVSH.

Në pjesën e përparme të monedhës do të jetë portreti i mbretit Felipe VI, së bashku me mbishkrimin "Felipe VI Rey de Espana" dhe vitin e prerjes 2026.

Ndërkohë, në anën e pasme do të vendoset logoja zyrtare e FIFA World Cup 2026, ndërsa në pjesën e poshtme do të lexohet mbishkrimi "Campeones del Mundo" (Kampionët e Botës).

Kombëtarja spanjolle fitoi titullin e saj të dytë botëror më 19 korrik, pasi mposhti Argjentinën 1-0 në finalen e luajtur në stadiumin MetLife, falë golit të Ferran Torres në kohën shtesë. Pas suksesit të vitit 2010 në Afrikën e Jugut, "La Roja" riktheu trofeun e Kupës së Botës në Madrid pas 16 vitesh.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme