Bota 29 July 2026, 22:08 Nga VNA

Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast se tentojnë të më arrestojnë

Ndaje në Whatsapp
Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast se tentojnë të

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se do të udhëtojë në shtator në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pavarësisht thirrjeve të kryebashkiakut Zohran Mamdani për arrestimin e tij nëse hyn në qytet.

Në një intervistë për Fox News me Sean Hannity, Netanyahu tha se ka “forca speciale rreth vetes” në rast se do të tentohej arrestimi i tij gjatë qëndrimit jashtë Izraelit.

“Kam shërbyer me ta për pesë vjet”, u shpreh ai, pa dhënë detaje se çfarë roli do të kishin këto forca në një situatë të tillë.

Megjithatë, Netanyahu theksoi se nuk ka ndërmend të anulojë udhëtimin në Nju Jork dhe se do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator.

Video

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi mbrëmjen e së premtes zonën e Napolit, me epiqendër në supervullkanin e Phlegraean Fields. Kjo ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas raportimeve, deri më tani nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, janë shkaktuar dëme materiale si shembja e një muri hekurudhor dhe rrëshqitje dheu në Pozzuoli.

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme