Politika 1 August 2026, 20:25 Nga VNA

Banorët e Rrogozhinës protestojnë kundër reformës territoriale, kërkojnë të mos shkrihet bashkia

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Rrogozhinës protestojnë kundër reformës

Qytetarë të Rrogozhinës u mblodhën sot në sheshin kryesor të qytetit për të kundërshtuar projektin e reformës territoriale, i cili parashikon shkrirjen e Bashkisë Rrogozhinë dhe bashkimin e saj me Bashkinë Kavajë.

Gjatë tubimit, banorët theksuan se Rrogozhina përbën një nyje të rëndësishme në qendër të Shqipërisë dhe se bashkia ka rreth 22 mijë banorë, pesë njësi administrative, 28 fshatra dhe një qytet.

Pjesëmarrësit deklaruan se do të vijojnë kundërshtimin e tyre përmes një peticioni që do t’u dërgohet institucioneve shtetërore, me kërkesën që Rrogozhina të ruajë statusin e saj si bashki.

Ata i drejtuan gjithashtu një thirrje Presidentit Bajram Begaj, me origjinë nga Gosa e Rrogozhinës, që të mbështesë kërkesën e tyre dhe të ndërhyjë për mbrojtjen e Bashkisë Rrogozhinë.

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme