Sport 27 August 2026, 21:08 Nga VNA

UEFA përgatit procedurë penale ndaj Infantinos për planin e shitjes së të drejtave të Botërorit

Ndaje në Whatsapp
UEFA përgatit procedurë penale ndaj Infantinos për planin e

UEFA po përgatitet të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me planin tashmë të tërhequr “FIFA Forward Enterprise” (FFE), përmes të cilit synohej përfshirja e investitorëve privatë në të drejtat komerciale të Kupës së Botës dhe kompeticioneve të tjera të FIFA-s. 

Sipas dokumenteve gjyqësore të depozituara në SHBA, UEFA po mbledh prova që mund të përdoren në një procedurë penale në Zvicër, ku Infantino dhe persona të tjerë mund të përballen me akuza për keqmenaxhim kriminal sipas nenit 158 të Kodit Penal zviceran. 

Në kuadër të kësaj përpjekjeje, UEFA i është drejtuar gjykatave amerikane për të siguruar dokumente dhe dëshmi nga FIFA dhe nga kompania e investimeve Thrive Capital, e cila ishte parashikuar si investitori kryesor në projekt. 

Plani parashikonte krijimin e FIFA Forward Enterprise, një strukturë që do të menaxhonte të drejtat komerciale të disa prej kompeticioneve më të rëndësishme të FIFA-s. Sipas dokumenteve të UEFA-s, investitorët do të paguanin rreth 4.2 miliardë dollarë për 20% të aksioneve, vlerësim që institucioni evropian e konsideron shumë më të ulët se vlera reale e aseteve. 

UEFA pretendon gjithashtu se projekti ishte zhvilluar në mënyrë të fshehtë dhe pa kaluar në proceset normale të konsultimit dhe miratimit brenda strukturave drejtuese të FIFA-s. 

Propozimi u tërhoq më 1 gusht pas kundërshtimeve të forta nga UEFA dhe aktorë të tjerë të futbollit botëror. Megjithatë, çështja ka thelluar përplasjen mes UEFA-s dhe FIFA-s dhe mund të ndikojë edhe në garën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s, ku Infantino synon një mandat të katërt në vitin 2027.

Video

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Mekën, ndërsa një rrufe ka goditur Kullën ikonike të Sahatit, duke krijuar pamje spektakolare që janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale. Reshjet prekën edhe zonën përreth Xhamisë së Madhe, ku besimtarët vijuan lutjet nën shi. Kulla e Sahatit, me një lartësi prej rreth 601 metrash, është një nga strukturat më të njohura të Mekës dhe dominon horizontin pranë Xhamisë së Madhe.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 13 vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur monopatinën me të cilën po lëvizte i mituri. Për shkak të plagëve të rënda, 13 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit. Drejtuesi i automjetit “Audi” po udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur. Pas përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, por drejtuesi dhe familjarët që ndodheshin në makinë nuk kanë pësuar lëndime.

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme