Legjenda e futbollit holandez dhe tre herë fituesi i Topit të Artë, Marco van Basten, ka shprehur skepticizëm për emërimin e Xavit si trajner i Kombëtares së Holandës.
Ish-trajneri i Barcelonës mori drejtimin e “Tulipanëve” pas Kupës së Botës 2026, duke firmosur një kontratë që e mban në krye të kombëtares deri në vitin 2030. Megjithatë, Van Basten beson se Federata Holandeze do të duhej të kishte zgjedhur një trajner vendas.
“Personalisht, do të kisha preferuar një trajner holandez. Në fund të fundit, besoj se duhet të zhvillojmë trajnerë këtu në Holandë. Megjithatë, ai ishte një lojtar i shkëlqyer”, deklaroi Van Basten, duke iu referuar Xavit.
Ai shtoi se zgjedhja e një trajneri të huaj ngre pikëpyetje për zhvillimin e trajnerëve holandezë.
“Ky është vetëm mendimi im personal. Nëse ne në Holandë nuk mund të gjejmë një trajner vendas për ekipin kombëtar, atëherë mendoj se diçka ka shkuar keq”, u shpreh ish-sulmuesi i Milanit dhe kombëtares holandeze.
Van Basten u pyet gjithashtu nëse do të kishte qenë i interesuar të rikthehej në futboll dhe të punonte me kombëtaren, por përgjigjja e tij ishte e prerë.
“Jo, absolutisht jo. Jam larguar plotësisht nga futbolli. Po kaloj te gjëra të tjera. I shikoj të gjitha këto nga jashtë, por në përgjithësi, nuk më intereson shumë”, tha ai.






















