Sport 26 August 2026, 18:07 Nga VNA

Asllani largohet nga Interi, transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ndaje në Whatsapp
Asllani largohet nga Interi, transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kristjan Asllani do të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Interi ka arritur marrëveshje me Al Jazira për transferimin e mesfushorit shqiptar.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Asllani do t’i bashkohet klubit nga Abu Dhabi fillimisht në formë huazimi për 2 milionë euro, me detyrim blerjeje prej 4.5 milionë eurosh në fund të sezonit. Në total, Interi mund të arkëtojë 6.5 milionë euro nga largimi i mesfushorit shqiptar.

Asllani u transferua te Interi nga Empoli në vitin 2022, por gjatë katër sezoneve në Milano nuk arriti të sigurojë një rol të rregullt në formacionin zikaltër. Tashmë, 24-vjeçari është gati për një aventurë të re në futbollin e Emirateve.

Para rikthimit te Interi, mesfushori shqiptar luajti si i huazuar te Besiktas, ku sezonin e fundit në Superligën turke regjistroi 2 gola dhe 2 asistime në 14 paraqitje, ndërsa zhvilloi edhe tri ndeshje në Kupën e Turqisë.

Asllani kishte provuar gjithashtu një eksperiencë te Torino, ku iu bashkua në verën e vitit 2024. Megjithatë, ai nuk arriti të fitonte një vend të rregullt në skuadër dhe u rikthye te Interi në janar të vitit 2025, pasi kishte zhvilluar 15 ndeshje me klubin torinez.

Tashmë, aventura e re e Asllanit do të jetë në Abu Dhabi, me Al Jazira-n, ku shqiptari synon të rigjejë vazhdimësinë dhe një rol më të rëndësishëm në fushën e lojës.

Video

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme