Sport 18 August 2026, 15:09 Nga VNA

Al Hilal gati për një goditje të madhe, tre sulmues në listën e dëshirave

Ndaje në Whatsapp
Al Hilal gati për një goditje të madhe, tre sulmues në

Al Hilal ka piketuar tre sulmues të njohur si objektiva kryesorë për merkaton e kësaj vere, me klubin saudit që synon të afrojë një emër të madh në repartin ofensiv.

Sipas talkSPORT, objektivi numër një i Al Hilal është Harry Kane. Klubi saudit raportohet se ka zhvilluar kontakte me përfaqësuesit e sulmuesit anglez për të diskutuar mundësinë e një transferimi.

Kane ka kontratë me Bayern Munich deri vitin e ardhshëm dhe gjiganti gjerman dëshiron ta mbajë në skuadër. Megjithatë, 33-vjeçari nuk e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi në Arabinë Saudite.

Në listën e Al Hilal janë edhe dy emra të tjerë të njohur: Victor Osimhen i Galatasarayt dhe Ollie Watkins i Aston Villas.

Osimhen mund të largohet nga klubi turk nëse plotësohet shuma e kërkuar për kartonin e tij, ndërsa Aston Villa nuk dëshiron të humbasë Watkins gjatë kësaj vere.

Klubi saudit po shqyrton kështu tre alternativa për të përforcuar sulmin, me Harry Kane që mbetet objektivi kryesor.

Video

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 13 vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur monopatinën me të cilën po lëvizte i mituri. Për shkak të plagëve të rënda, 13 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit. Drejtuesi i automjetit “Audi” po udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur. Pas përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, por drejtuesi dhe familjarët që ndodheshin në makinë nuk kanë pësuar lëndime.

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme