Sport 19 August 2026, 14:58 Nga VNA

Interi pranë marrëveshjes me Liverpoolin për Curtis Jones

Ndaje në Whatsapp
Interi pranë marrëveshjes me Liverpoolin për Curtis Jones

Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të mesfushorit të Liverpoolit, Curtis Jones, sipas raportimeve të mediave italiane dhe britanike.

Jones, i formuar në akademinë e Liverpoolit dhe pjesë e klubit anglez prej 16 vitesh, pritet të transferohet në Milano për një paketë totale prej 35 milionë eurosh, përfshirë bonuset dhe shtesat.

Interi e ka ndjekur prej muajsh mesfushorin anglez, ndërsa interesi për të ishte shfaqur edhe gjatë merkatos së janarit. Jones ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, çka e ka bërë transferimin e tij një mundësi të favorshme për klubin italian.

Sipas raportimeve, klubet janë në kontakt të vazhdueshëm për të finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes, ndërsa Jones pritet t’i bashkohet një mesfusheje të Interit ku bëjnë pjesë Nicolo Barella, Hakan Çalhanoglu, Petar Sucic, Piotr Zielinski, Henrikh Mkhitaryan dhe Andy Diouf.

Video

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 13 vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur monopatinën me të cilën po lëvizte i mituri. Për shkak të plagëve të rënda, 13 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit. Drejtuesi i automjetit “Audi” po udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur. Pas përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, por drejtuesi dhe familjarët që ndodheshin në makinë nuk kanë pësuar lëndime.

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme