Sport 20 August 2026, 20:57 Nga VNA

“Futbolli nuk i përket një njeriu”/ Shpërthen revolta ndaj Infantinos, nis peticioni global për largimin e tij

Ndaje në Whatsapp
“Futbolli nuk i përket një njeriu”/ Shpërthen revolta

Një koalicion ndërkombëtar i shoqatave të tifozëve ka nisur këtë të enjte një peticion online, përmes të cilit kërkon dorëheqjen e menjëhershme të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe një reformim të thellë të mënyrës së drejtimit të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Nisma mbështetet nga disa organizata të tifozëve, mes të cilave Football Supporters Europe, National Supporters Association dhe French Irresistibles. Përfaqësuesit e tyre akuzojnë drejtuesin e FIFA-s se ka vendosur interesat dhe figurën e tij mbi interesat e futbollit dhe komunitetit që e mbështet atë.

Në deklaratën e përbashkët që shoqëron peticionin, organizatat theksojnë se futbolli u përket para së gjithash tifozëve, të cilët mbushin stadiumet, ndjekin klubet dhe kombëtaret e tyre, udhëtojnë në vende dhe kontinente të ndryshme dhe e përcjellin pasionin për këtë sport brez pas brezi.

“Futbolli u përket atyre që mbushin stadiumet, që ndjekin klubet dhe ekipet e tyre kombëtare nëpër triumfet dhe dështimet e tyre, që udhëtojnë nëpër vende dhe kontinente, që e kalojnë sportin brez pas brezi dhe e mbajnë gjallë çdo ditë të vitit. Megjithatë, një njeri duket se beson se është më i rëndësishëm se vetë futbolli”, thuhet në deklaratën e koalicionit.

Kërkesat e organizatave nuk kufizohen vetëm te largimi i Gianni Infantinos nga drejtimi i FIFA-s. Përmes peticionit, ato kërkojnë ndryshime rrënjësore në mënyrën se si merren vendimet që ndikojnë në të ardhmen e futbollit botëror.

Një prej kërkesave kryesore është përfshirja formale dhe institucionale e përfaqësuesve të tifozëve dhe vetë futbollistëve në proceset vendimmarrëse. Sipas koalicionit, grupet që ndikohen drejtpërdrejt nga vendimet e institucioneve të futbollit duhet të kenë një rol konkret në diskutimin dhe miratimin e tyre.

Nisma përcjell mesazhin se qeverisja e futbollit duhet të jetë më përfaqësuese dhe se vendimmarrja nuk duhet të përqendrohet vetëm te drejtuesit e institucioneve.

Me sloganin “Futbolli u përket tifozëve, jo një njeriu”, organizatat synojnë të sigurojnë mbështetje ndërkombëtare për peticionin dhe të shtojnë presionin për ndryshime në drejtimin dhe strukturën vendimmarrëse të FIFA-s.

Video

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme