Sport 21 August 2026, 15:14 Nga VNA

“Julian jashtë!”, tifozët e Atletico Madridit revoltohen ndaj Alvarezit

Ndaje në Whatsapp
“Julian jashtë!”, tifozët e Atletico Madridit revoltohen

Saga e transferimit të Julian Alvarez vazhdon të dominojë merkaton e verës, ndërsa sulmuesi argjentinas mbetet një nga objektivat kryesorë të Barcelonës.

Alvarez dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe t’i bashkohet klubit katalanas, ndërsa drejtuesit madrilenë nuk kanë ndërmend ta lejojnë transferimin e tij te një rival direkt. Atletico kërkon një shumë shumë të lartë për kartonin e argjentinasit, ndërsa është përmendur edhe klauzola e tij prej 500 milionë eurosh.

Situata ka acaruar edhe marrëdhënien mes Alvarezit dhe tifozëve të Atleticos. Në rrugët e Madridit janë shfaqur mesazhe kundër sulmuesit, ku numri 19, që mban në fanellë, është vendosur i kryqëzuar në një tabelë në formën e shenjës së trafikut. Krahas saj është shkruar edhe mesazhi “Julian fuera”, që do të thotë “Julian jashtë”.

Atletico thuhet se ka pranuar edhe oferta për ta transferuar te Arsenali, por vetë Alvarez i ka refuzuar ato, pasi dëshira e tij është Barcelona.

Afati kalimtar mbetet i hapur deri në fund të muajit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse Atletico do të arrijë ta mbajë argjentinasin apo ai do të largohet nga Madridi.

Video

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme