Sport 21 August 2026, 15:48 Nga VNA

Lautaro Martinez, marrëveshje me Barcelonën? Në Spanjë zbulojnë prapaskenat

Ndaje në Whatsapp
Lautaro Martinez, marrëveshje me Barcelonën? Në Spanjë

Në Spanjë janë të bindur se Lautaro Martinez mund të ketë arritur një marrëveshje me Barcelonën. Sipas El Chiringuito TV, javën e kaluar ka pasur një takim formal mes drejtorit sportiv të katalanasve, Deco, dhe agjentit të sulmuesit të Interit, Alejandro Camano, ku palët thuhet se kanë arritur një marrëveshje paraprake.

Pas vështirësive për të transferuar Julian Alvarez, Barcelona po kërkon një tjetër goditje të madhe në fundin e merkatos dhe emri i Lautaros po përmendet gjithnjë e më shumë. Sipas mediave spanjolle, katalanasit janë të gatshëm të bëjnë një përpjekje të madhe financiare, me një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh për kapitenin e Interit.

Në kampin zikaltër, megjithatë, situata mbetet e pandryshuar. Interi nuk ka marrë ende asnjë ofertë zyrtare dhe qëndrimi i klubit është i qartë: Lautaro Martinez konsiderohet i pashitshëm.

Trajneri Cristian Chivu e ka theksuar këtë edhe në konferencën për shtyp, duke e cilësuar argjentinasin si kapitenin e skuadrës dhe një lojtar mbi të cilin Interi dëshiron të ndërtojë të ardhmen.

“Lautaro është kapiteni ynë, ndaj duam ta mbajmë fort, sepse përfaqëson gjithçka që kemi qenë dhe duam të jemi”, është shprehur Chivu. Megjithatë, trajneri pranoi se merkatoja mund të sjellë gjithmonë surpriza, duke lënë të hapur çdo skenar.

Për momentin, Barcelona po tenton afrimin e Lautaros, por Interi nuk duket i gatshëm të heqë dorë nga kapiteni i tij.

Video

Vazhdojmë me kilometrin e fundit..

Një helikopter dyvendësh u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë liqenit Campliccioli në veri të Italisë, pasi u përplas me kabllot e një teleferiku. Helikopteri goditi strukturën e përdorur nga kompania Enel për të aksesuar digën dhe përfundoi pranë brigjeve të liqenit. Si pasojë e aksidentit tragjik humbën jetën të dy personat që ndodheshin në bord. Viktimat janë piloti 62-vjeçar Alessandro Muscinelli dhe kunata e tij, 63-vjeçarja Antonella Pagliarani.

Përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet kanë shkaktuar mbi 200 të vdekur dhe rreth 1,300 të zhdukur, mes të cilëve mbi 300 turistë të huaj nga SHBA-ja, Gjermania e Spanja, si dhe punonjës koreano-jugorë. Ngjarja dyshohet se u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrëshqitje masive dheu, e cila fillimisht u regjistrua nga USGS si lëkundje me magnitudë 4.4. Katastrofa ka shkatërruar fshatra, ura e rrugë kryesore, ndërsa shkencëtarët kujtojnë se ngrohja e shpejtë e rajonit të Himalajeve po nxit shkrirjen e akullnajave dhe reshjet extreme.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme