Bota 28 August 2026, 22:39 Nga VNA

Pezeshkian: Irani gati të rihapë Ngushticën e Hormuzit, nëse SHBA-ja përmbush kushtet

Ndaje në Whatsapp
Pezeshkian: Irani gati të rihapë Ngushticën e Hormuzit, nëse

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani ka arritur një marrëveshje me Omanin për itinerarin e kalimit të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit dhe se kjo rrugë strategjike detare mund të rihapet nëse Shtetet e Bashkuara përmbushin angazhimet e tyre.

“Jemi dakorduar me Omanin për itinerarin e kalimit përmes Hormuzit dhe, nëse SHBA-ja përmbush angazhimet e saj sipas memorandumit të mirëkuptimit, ne do ta hapim ngushticën”, deklaroi Pezeshkian, sipas agjencisë iraniane IRNA.

Presidenti iranian tha se plani për kalimin përmes ngushticës i është komunikuar edhe liderit suprem të Iranit. Sipas tij, Teherani kërkon që SHBA-ja të përmbushë angazhimet për heqjen e sanksioneve dhe bllokadës, zhbllokimin e aseteve iraniane, nisjen e investimeve dhe përfundimin e luftës në Liban.

Pezeshkian tha gjithashtu se Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare kishte arritur një konsensus të gjerë për marrëveshjen, me 12 nga 13 anëtarët që votuan pro.

Sipas presidentit iranian, në kuadër të marrëveshjes ishin parashikuar edhe negociata për zhbllokimin e fondeve iraniane dhe investime që mund të arrinin në 300 miliardë dollarë. Megjithatë, ai pretendoi se marrëveshja dështoi pasi pala amerikane nuk respektoi angazhimet e saj.

Irani dhe Omani kanë zhvilluar bisedime për menaxhimin e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Teherani ka deklaruar se është i gatshëm të rikthejë qarkullimin detar në nivelet e mëparshme, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e diskutuar me Washingtonin.

Lexo gjithashtu

Video

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Një grabitje sa spektakolare, aq edhe e pazakontë është regjistruar në Egjipt. Një grup personash arriti të grabitë një kamion ndërsa ishte në lëvizje, në një skenë që të kujton filmat “Fast & Furious”. Objektivi, megjithatë, nuk ishte ndonjë ngarkesë luksoze: grabitësit morën 105 kilogramë mish pule të ngrirë.

Përmbytjet e fuqishme në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit kanë shkaktuar qindra viktima dhe të zhdukur. Pamjet tronditëse tregojnë disa persona që vrapojnë për t’i ikur një vale balte dhe uji, duke shpëtuar në momentet e fundit. Bilanci paraprak raporton 362 viktima dhe mbi 1,300 të zhdukur, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimet në zonat e rrezikuara.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme