Sport 28 August 2026, 20:51 Nga VNA

Rafael Leao drejt Galatasarayt? Turqit arrijnë marrëveshje me portugezin dhe Milanin

Ndaje në Whatsapp
Rafael Leao drejt Galatasarayt? Turqit arrijnë marrëveshje me

Galatasaray është shumë pranë transferimit të Rafael Leaos nga Milani. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kampionët e Turqisë kanë arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin portugez, pasi përmirësuan ndjeshëm ofertën e tyre gjatë ditës së premte.

27-vjeçari ka dhënë dakordësinë për transferimin te Galatasaray, ndërsa klubi turk tashmë ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe me Milanin për një marrëveshje që pritet të kapë vlerën e mbi 45 milionë eurove, përfshirë bonuset dhe një klauzolë rishitjeje.

Galatasaray ka intensifikuar përpjekjet për Leaon ditët e fundit dhe përmirësimi i kushteve financiare duket se ka qenë vendimtar për të bindur portugezin.

Në garë për sulmuesin ishte edhe Aston Villa, e cila kishte bërë përpjekje konkrete për ta transferuar, por oferta e fundit e Galatasarayt ka bërë që Leao të anojë drejt një aventure të re në kampionatin turk.

Nëse marrëveshja finalizohet, Leao do të largohej nga Milani pas disa sezonesh në San Siro, për t’iu bashkuar një prej projekteve më ambicioze të futbollit turk.

Video

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Një grabitje sa spektakolare, aq edhe e pazakontë është regjistruar në Egjipt. Një grup personash arriti të grabitë një kamion ndërsa ishte në lëvizje, në një skenë që të kujton filmat “Fast & Furious”. Objektivi, megjithatë, nuk ishte ndonjë ngarkesë luksoze: grabitësit morën 105 kilogramë mish pule të ngrirë.

Përmbytjet e fuqishme në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit kanë shkaktuar qindra viktima dhe të zhdukur. Pamjet tronditëse tregojnë disa persona që vrapojnë për t’i ikur një vale balte dhe uji, duke shpëtuar në momentet e fundit. Bilanci paraprak raporton 362 viktima dhe mbi 1,300 të zhdukur, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimet në zonat e rrezikuara.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme