Sport 28 August 2026, 20:46 Nga VNA

Tri medalje të bronzta për Kosovën në xhudo, ditë fantastike në “Taranto 2026”

Ndaje në Whatsapp
Tri medalje të bronzta për Kosovën në xhudo, ditë

Kosova ka shënuar një paraqitje të shkëlqyer në ditën e parë të garave të xhudos në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar tri medalje të bronzta dhe duke regjistruar edhe dy vende të pesta. Medaljet u siguruan nga Fatjona Kasapi, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova, ndërsa Dardan Cena dhe Erza Muminoviq u renditën në vendin e pestë. 

Fatjona Kasapi fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Flaka Loxha triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë. Medaljen e tretë për Kosovën e siguroi Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në luftën për bronz, Gjakova mposhti turkun Bilal Ciloglu me “Ippon”, duke kompletuar një tjetër sukses të rëndësishëm për xhudon kosovare. 

Ndërkohë, Dardan Cena dhe Erza Muminoviq u ndalën në luftërat për medaljen e bronztë dhe u renditën të pestët në kategoritë e tyre.

Me këto tri medalje, Kosova ka arritur në kuotën e katër medaljeve në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga Donjeta Sadiku në boks. 

Video

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Një grabitje sa spektakolare, aq edhe e pazakontë është regjistruar në Egjipt. Një grup personash arriti të grabitë një kamion ndërsa ishte në lëvizje, në një skenë që të kujton filmat “Fast & Furious”. Objektivi, megjithatë, nuk ishte ndonjë ngarkesë luksoze: grabitësit morën 105 kilogramë mish pule të ngrirë.

Përmbytjet e fuqishme në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit kanë shkaktuar qindra viktima dhe të zhdukur. Pamjet tronditëse tregojnë disa persona që vrapojnë për t’i ikur një vale balte dhe uji, duke shpëtuar në momentet e fundit. Bilanci paraprak raporton 362 viktima dhe mbi 1,300 të zhdukur, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimet në zonat e rrezikuara.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme