Rajoni 29 August 2026, 07:57 Nga VNA

“Kasapi i Bosnjës” me nderime shtetërore, vendimi i Serbisë ndez reagime të forta në rajon

Ndaje në Whatsapp

reffre.jpg

Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, do të varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake, bëri të ditur ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, në një deklaratë për radiostacionin K1.

Mlladiç, i njohur si “Kasapi i Bosnjës” për rolin e tij gjatë luftës në Bosnje dhe veçanërisht në masakrën e Srebrenicës, vdiq të enjten në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Është e sigurt se gjenerali Mlladiç do të marrë të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore që meriton”, deklaroi Vujiç.

Autoritetet serbe janë në pritje të informacioneve nga Haga lidhur me procedurat për kthimin e trupit. Sipas ministrit, Serbia është e gatshme të dërgojë përfaqësuesit e saj sapo të përcaktohen hapat e mëtejshëm.

Vdekja e Mlladiçit vjen pas disa muajsh të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Vetëm pak ditë më parë ishte refuzuar një kërkesë e familjes dhe e qeverisë serbe për transferimin e tij në një spital ushtarak në Beograd.

Rreth 8 mijë boshnjakë u vranë në Srebrenicë
Ratko Mlladiç ishte një nga figurat kryesore të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, krahas ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç dhe ish-liderit politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

Lufta e viteve 1992-1995 la rreth 100 mijë të vrarë dhe detyroi rreth 2.2 milionë njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës, nën komandën e Mlladiçit, vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë. Masakra është cilësuar gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe konsiderohet një nga krimet më të rënda të kryera në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Nderimet shtetërore shkaktojnë reagime
Vendimi për varrosjen e Mlladiçit me nderime shtetërore dhe ushtarake ka shkaktuar reagime të forta në rajon.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, shprehu shqetësim lidhur me riarmatimin e Serbisë, duke iu referuar edhe përvojës së konflikteve të viteve ’90.

Edhe në Serbi, figura të opozitës kanë kundërshtuar nderimet për ish-komandantin, duke theksuar se vdekja e tij nuk ndryshon vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe përgjegjësinë e përcaktuar për krimet e kryera gjatë luftës.

Nga Rusia, ndërkohë, ka ardhur një reagim në mbështetje të Mlladiçit. Sergei Shoigu dënoi dënimin dhe kushtet e burgimit të ish-gjeneralit serb të Bosnjës, ndërsa shprehu ngushëllime për familjen e tij.

Video

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Një grabitje sa spektakolare, aq edhe e pazakontë është regjistruar në Egjipt. Një grup personash arriti të grabitë një kamion ndërsa ishte në lëvizje, në një skenë që të kujton filmat “Fast & Furious”. Objektivi, megjithatë, nuk ishte ndonjë ngarkesë luksoze: grabitësit morën 105 kilogramë mish pule të ngrirë.

Përmbytjet e fuqishme në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit kanë shkaktuar qindra viktima dhe të zhdukur. Pamjet tronditëse tregojnë disa persona që vrapojnë për t’i ikur një vale balte dhe uji, duke shpëtuar në momentet e fundit. Bilanci paraprak raporton 362 viktima dhe mbi 1,300 të zhdukur, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimet në zonat e rrezikuara.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme