Rajoni 28 August 2026, 17:14 Nga VNA

Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për vendimin ndaj Thaçit: Do të dënohet, por në thelb do të lirohet

Ndaje në Whatsapp

fdvfd.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk beson te drejtësia e Hagës, ndërsa ka pretenduar se vendimi i pritshëm ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë i tillë që mund t'i hapë rrugë lirimit të tij.

Gjatë një vizite në Oseçinë, Vuçiç tha se Serbia ende nuk ka marrë informacion zyrtar nga Haga lidhur me vdekjen e Ratko Mlladiçit, ndërsa akuzoi vendet perëndimore se po përpiqen, sipas tij, të krijojnë perceptimin se serbët janë përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.

“Na presin ditë të vështira. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në krime kundër serbëve, gjithmonë i kanë liruar”, deklaroi Vuçiç, duke përmendur Ante Gotovinën dhe Naser Oriçin.

Presidenti serb u ndal veçanërisht te procesi ndaj Hashim Thaçit, duke pretenduar se vendimi pritet më 16 shtator dhe se koha e kaluar në paraburgim mund t'i llogaritet në dënim.

“Do të jetë i tillë që do t'i llogariten ditët e kaluara në paraburgim dhe, në thelb, ai do të lirohet”, pretendoi Vuçiç, pa paraqitur prova për parashikimin e tij.

Duke folur për Ratko Mlladiçin, Vuçiç deklaroi se vendi ku do të varroset ish-komandanti serb do të përcaktohet vetëm nga familja e tij.

Ai pretendoi gjithashtu se zhvillimet e fundit janë pjesë e një fushate më të gjerë që synon të shtojë presionin ndaj Serbisë në të ardhmen.

Vuçiç e lidhi këtë pretendim edhe me datën e vendimit që, sipas tij, pritet ndaj Thaçit, duke theksuar se 15 shtatori shënon Ditën e Unitetit Serb, ndërsa vendimi është parashikuar një ditë më pas.

“E di mirë dhe do të doja shumë të gaboja: do të ketë diçka dënuese, por jo për tragjedinë dhe viktimat serbe”, përfundoi Vuçiç.

Video

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Një grabitje sa spektakolare, aq edhe e pazakontë është regjistruar në Egjipt. Një grup personash arriti të grabitë një kamion ndërsa ishte në lëvizje, në një skenë që të kujton filmat “Fast & Furious”. Objektivi, megjithatë, nuk ishte ndonjë ngarkesë luksoze: grabitësit morën 105 kilogramë mish pule të ngrirë.

Përmbytjet e fuqishme në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit kanë shkaktuar qindra viktima dhe të zhdukur. Pamjet tronditëse tregojnë disa persona që vrapojnë për t’i ikur një vale balte dhe uji, duke shpëtuar në momentet e fundit. Bilanci paraprak raporton 362 viktima dhe mbi 1,300 të zhdukur, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimet në zonat e rrezikuara.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme