Bota 28 August 2026, 17:42 Nga VNA

Alarm tjetër në kufirin Kinë-Nepal: Liqeni i krijuar nga rrëshqitja e dheut rrezikon të shkaktojë tjetër përmbytje, autoritetet nisin evakuimet

Ndaje në Whatsapp

ffvfgbgfb.PNG

Kina ka ngritur alarmin për një tjetër përmbytje të mundshme pranë kufirit mes Tibetit dhe Nepalit, pasi një liqen i krijuar nga një rrëshqitje masive dheu rrezikon të dalë nga brigjet.

Paralajmërimi vjen vetëm pak ditë pas përmbytjeve shkatërruese të së mërkurës në të njëjtën zonë, të cilat shkencëtarët besojnë se u shkaktuan nga shembja e një pjese të akullnajës pranë majës Langtang Lirung. Masa e akullit ra drejt lumit, duke krijuar një dallgë të fuqishme uji dhe mbeturinash.

Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, në liqenin e ri ishin grumbulluar deri të premten rreth 2.5 milionë metra kub ujë, ndërsa prurje të tjera pritet ta rrisin nivelin. Situata u përkeqësua pasi një ortek solli rreth 50 mijë metra kub akull dhe mbeturina të tjera në liqen.

Autoritetet kineze lëshuan paralajmërime dhe nisën përgatitjet për evakuime emergjente. Për shkak të rrezikut, operacionet e kërkim-shpëtimit u pezulluan përkohësisht pranë Portit Gyirong, një prej pikave kryesore tokësore që lidh Nepalin me Kinën.

Më vonë, mediat shtetërore kineze raportuan se rreziku i menjëhershëm ishte vënë nën kontroll dhe operacionet e shpëtimit kishin rifilluar. Ekipet inxhinierike po monitorojnë nivelin e ujit dhe kushtet atmosferike, ndërsa dronët po përdoren për transportimin e pajisjeve dhe furnizimeve.

Ekspertët paralajmërojnë megjithatë se situata mbetet e rrezikshme, pasi masat e akullit dhe materialet në shpatet e maleve vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme. Reshjet e dendura të parashikuara për ditët në vijim mund të rrisin më tej nivelin e liqenit dhe rrezikun për rrëshqitje të tjera.

Autoritetet nepaleze kanë paralajmëruar gjithashtu për bllokime të mundshme përgjatë lumenjve Bhote Koshi dhe Trishuli, ndërsa banorëve u është kërkuar të qëndrojnë larg brigjeve deri në një njoftim të dytë.

Ekspertët vlerësojnë se një dalje e mundshme e liqenit nga brigjet nuk pritet të ketë përmasat e katastrofës së së mërkurës, por mund të shkaktojë erozion, rrëshqitje të reja dheu dhe përmbytje në komunitetet përgjatë rrjedhës së poshtme.

Përmbytjet e fundit kanë shkaktuar pasoja të rënda në rajon, me qindra viktima dhe shumë persona që vijojnë të rezultojnë të zhdukur.

Video

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Një grabitje sa spektakolare, aq edhe e pazakontë është regjistruar në Egjipt. Një grup personash arriti të grabitë një kamion ndërsa ishte në lëvizje, në një skenë që të kujton filmat “Fast & Furious”. Objektivi, megjithatë, nuk ishte ndonjë ngarkesë luksoze: grabitësit morën 105 kilogramë mish pule të ngrirë.

Përmbytjet e fuqishme në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit kanë shkaktuar qindra viktima dhe të zhdukur. Pamjet tronditëse tregojnë disa persona që vrapojnë për t’i ikur një vale balte dhe uji, duke shpëtuar në momentet e fundit. Bilanci paraprak raporton 362 viktima dhe mbi 1,300 të zhdukur, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimet në zonat e rrezikuara.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme