Sport 30 August 2026, 15:52 Nga VNA

11-vjeçari mahnit tifozët e Ajaxit, mban topin në ajër për 3,085 prekje dhe fiton duartrokitjet e stadiumit

Ndaje në Whatsapp
11-vjeçari mahnit tifozët e Ajaxit, mban topin në ajër

Një moment i veçantë ka shoqëruar përballjen mes Ajaxit dhe Sionit në Ligën e Konferencës, ku një prej talenteve të akademisë së klubit holandez ka mahnitur tifozët me një performancë të jashtëzakonshme.

Para nisjes së takimit, Ajaxi kishte organizuar një sfidë për të rinjtë e akademisë, ku 11-vjeçari Sybu Zeldenthuis u bë protagonist. Klubi kishte premtuar se për çdo prekje të topit do të dhuronte nga një euro për bamirësi, por ajo që nisi si një aktivitet argëtues u shndërrua shumë shpejt në një spektakël të vërtetë.


Zeldenthuis nisi të mbante topin në ajër dhe nuk dukej se kishte ndërmend të ndalej. Për minuta të tëra, 11-vjeçari kontrolloi topin në mënyrë të përsosur, ndërsa tifozët në stadium e ndiqnin me entuziazëm dhe prisnin momentin kur seria e tij do të përfundonte.


Megjithatë, kjo nuk ndodhi as pasi numri i prekjeve kaloi 3,000. Organizatorët u detyruan të ndërpresin sfidën vetëm sepse duhej të niste ndeshja.


Në fund, Zeldenthuis e mbylli performancën e tij me plot 3,085 prekje të topit, duke marrë duartrokitjet e gjithë stadiumit dhe duke u bërë një prej protagonistëve më të veçantë të mbrëmjes.


Në fushë, ndërkohë, Ajaxi arriti një fitore spektakolare 5-3 ndaj Sionit. Me rezultatin e përgjithshëm 9-5 pas dy ndeshjeve, skuadra holandeze siguroi kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Video

Pamje të reja të siguruara nga “The New York Times” tregojnë momentin e shkëputjes së masivit gjigant të akullit në Langtang Lirung, në Himalaje. Shembja shkaktoi një zinxhir rrëshqitjesh dhe përmbytjesh katastrofike që goditën rëndë Nepalit dhe Tibetin.

Të shtëna me armë gjatë festivalit të muzikës elektronike “Aarauer Rave” në Aarau të Zvicrës lanë një person të vdekur dhe pesë të plagosur, disa në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, ndërsa në aktivitet ndodheshin rreth 3,500 persona. Autorët u larguan nga vendngjarja dhe janë në kërkim nga policia. Lexo më shumë: https://vna.al/te-shtena-ne-nje-festival-te-muzikes-elektronike-ne-zvicer-nje-i-vrare-dhe-pese-te-plagosur-i28317

Max Amini i habitur nga shitja e 5 shfaqjeve të tij në Pallatin e Kongreseve (27-28-29 Nëntor) Video-mesazh për shqiptarët: Uau! Komediani i njohur ndërkombëtarisht Max Amini u shpreh i mahnitur nga mikpritja dhe interesimi i jashtëzakonshëm i publikut shqiptar! Pasi biletat e parashitjes u konsumuan brenda vetëm pak orësh, ai ka ndarë këtë video-mesazh falënderues për të gjithë fansat në Shqipëri. Mesazhi i plotë i Max Amini "Ka qenë fantastike. Po më dërgoni kaq shumë dashuri sa është e pabesueshme! Ai atje është Joe, ai merret me organizimin e të gjitha shfaqjeve. Dëgjoni, Shqipëria dhe Kajro dolën në shitje... gjatë parashitjes, brenda pak orësh biletat u shitën të gjitha! Ekipi im po punon për të publikuar më shumë data/shfaqje. Nuk pres dot t'ju shoh! Ju dua, faleminderit për dashurinë. Thjesht doja t'ju thoja që mezi pres t'ju shoh, ka qenë shumë e ngrohtë të shoh gjithë këtë energji. Let's go!"

Të shtëna me armë gjatë festivalit të muzikës elektronike “Aarauer Rave” në Aarau të Zvicrës lanë një person të vdekur dhe pesë të plagosur, disa në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, ndërsa në aktivitet ndodheshin rreth 3,500 persona. Autorët u larguan nga vendngjarja dhe janë në kërkim nga policia. Lexo më shumë: https://vna.al/te-shtena-ne-nje-festival-te-muzikes-elektronike-ne-zvicer-nje-i-vrare-dhe-pese-te-plagosur-i28317

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme