
Pas shortit të hedhur tre ditë më parë në Monaco, 36 skuadrat pjesëmarrëse në Champions League për sezonin 2026-2027 kanë mësuar datat dhe oraret e ndeshjeve të fazës së ligës.
Për të tretin sezon radhazi, kompeticioni zhvillohet me formatin me 36 skuadra dhe një renditje të përbashkët. Çdo ekip do të luajë tetë ndeshje ndaj kundërshtarëve të ndryshëm, katër në shtëpi dhe katër në transfertë.
Tetë skuadrat e para kualifikohen drejtpërdrejt në 1/8-at e finales, ndërsa ato që renditen nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të kalojnë në fazën “play-off”. Ekipet nga vendi i 25-të deri në të 36-in eliminohen.
Faza e ligës nis më 8 shtator, me përballje të forta që në raundin e parë. Real Madrid-Inter dhe Porto-Manchester City janë mes sfidave të ditës së parë, ndërsa në program janë gjithashtu Barcelona-Feyenoord, Liverpool-Atletico Madrid, Napoli-Arsenal dhe Fenerbahce-Roma.
Champions League do të kulmojë me finalen e madhe më 5 qershor 2027, në stadiumin “Metropolitano” të Madridit.
Më poshtë, kalendari i plotë i ndeshjeve të fazës së ligës, i ndarë sipas raundeve.






















