Sport 31 August 2026, 07:51 Nga VNA

Platini shpërthen ndaj Infantinos: I pëlqejnë paratë dhe pushteti, duhet të largohet nga FIFA

Ndaje në Whatsapp
Platini shpërthen ndaj Infantinos: I pëlqejnë paratë dhe

Ish-presidenti i UEFA-s dhe legjenda e futbollit francez, Michel Platini, ka lëshuar akuza të forta ndaj presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, duke deklaruar se ai duhet të largohet nga drejtimi i futbollit botëror.

Gjatë një interviste për emisionin “Canal Football Club”, Platini e akuzoi ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë se ka pasur gjithmonë një prirje të fortë drejt pushtetit.

“Gjithmonë e kam ditur se i pëlqenin shumë paratë dhe pushteti”, deklaroi Platini, duke kujtuar vitet kur të dy punonin së bashku në UEFA. Nga viti 2007 deri në vitin 2015, Platini drejtonte organizatën europiane të futbollit, ndërsa Infantino ishte sekretar i përgjithshëm.

Marrëdhënia mes tyre tashmë është kthyer në një përplasje të hapur. Platini ka ngritur padi ndaj presidentit të FIFA-s në Francë, me akuza që përfshijnë “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, “komplot kriminal për shpifje” dhe “kallëzim të rremë”.

Fituesi i trefishtë i Topit të Artë kritikoi ashpër edhe mënyrën se si drejtohet sot futbolli botëror, duke i cilësuar drejtuesit e tij si “burokratë të çmendur”.

Sipas Platinit, pushteti i vërtetë në futboll nuk u përket drejtuesve të institucioneve, por futbollistëve. Ai përmendi Kylian Mbappé, Zinedine Zidane dhe Diego Maradona si shembuj të figurave që përfaqësojnë vërtet sportin.

“Futbolli është një festë e mrekullueshme. Ndeshjet janë ato që kanë rëndësi. Pjesa tjetër është thjesht politikë”, u shpreh ish-kapiteni i Francës.

Platini shkoi edhe më tej në kritikat ndaj Infantinos, duke pretenduar se presidenti i FIFA-s ka dështuar në rolin e tij si garantues i rregullave të lojës.

“Nëse UEFA dëshiron ta rrëzojë Infantinon, kjo do të bëhet përmes gjykatave. Ai ka dështuar sepse duhej të ishte garantuesi i rregullave të lojës, por nuk i respektoi ato. Ai duhet të largohet!”, deklaroi Platini.

Në fund, 71-vjeçari përjashtoi mundësinë e një rikthimi të tij në drejtimin e klubeve apo institucioneve të futbollit, duke deklaruar se për të ky kapitull është përfundimisht i mbyllur.

Video

Tragjedi në brigjet e Qipros: 8 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një traget me 267 persona në bord u përmbys në det. Pasagjerët përfunduan mbi trupin e përmbysur të anijes, ndërsa prisnin shpëtimin. Kapiteni dhe ekuipazhi janë ndaluar, ndërsa hetuesit kërkojnë të zbulojnë çfarë ndodhi pak pas nisjes. Lajmi i plotë në koment.

Donald Trump ka publikuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale ku ishulli strategjik iranian Kharg shfaqet duke u bombarduar, duke shkruar: “po bëhet copë-copë”. Por sulmi i treguar në pamje nuk kishte ndodhur realisht. Postimi vjen mes përshkallëzimit ushtarak mes SHBA-së dhe Iranit. Kërcënim, paralajmërim apo sinjal për objektivin e radhës? Lajmi i plotë në koment.

Një ndjekje spektakolare policore është zhvilluar në Teksas, pasi dy burra të dyshuar për përfshirje në një rast trafikimi njerëzor tentuan t’u largoheshin autoriteteve me shpejtësi mbi 160 km/h. Ngjarja ndodhi në zonën e Fayence, ndërsa ndjekja u zhvillua përgjatë autostradës ndërshtetërore I-10. Një helikopter i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së filmoi nga ajri lëvizjet e automjetit, në të cilin ndodheshin dy të dyshuarit dhe një person tjetër. Sipas autoriteteve, automjeti lëvizte me shpejtësi mbi 160 km/h, përpara se ndjekja të përfundonte pasi policia vendosi në rrugë një shirit me thumba, duke detyruar drejtuesin të ndalonte. Vetëm pak sekonda më vonë, tre personat brenda automjetit dolën prej tij dhe nisën të largoheshin me vrap, madje duke tentuar të kalonin autostradën.

Ikin dritat sa nis ndeshja e javës së dytë Teuta-Tirana në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme