Kronika 4 September 2026, 17:46 Nga VNA

Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë/ Lirohen 10 të shoqëruarit, asnjë provë që i lidh me atentatin me 30 plumba

Ndaje në Whatsapp

fvdvdf.jpg

Janë lënë të lirë rreth 10 personat e shoqëruar dhe marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për vrasjen e 65-vjeçarit Viktor Bardhi në Mirditë.

Pas marrjes së dëshmive dhe verifikimeve të kryera, hetuesit nuk kanë gjetur elemente që mund t'i lidhin personat e shoqëruar me atentatin e rëndë të ndodhur në fshatin Ndërfushas.

Ndërkohë, hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë. Grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, si dhe përgjatë akseve që të çojnë drejt vendit ku u gjet automjeti i djegur pas atentatit.

Dyshohet se autorët e kanë monitoruar paraprakisht zonën dhe kanë planifikuar lëvizjet për të shmangur kamerat e sigurisë. Deri më tani, në zonat e mbuluara nga kamera nuk janë evidentuar lëvizje që mund të ndihmojnë në identifikimin e tyre.

Hetuesit po këqyrin gjithashtu terrenin për gjurmë apo prova të mundshme, pasi ekziston dyshimi se ekzekutorët mund të jenë afruar në këmbë në vendin ku kryen vrasjen.

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes, e lidhur me konfliktin mes fiseve Reçi dhe Bardhi, i cili daton prej vitit 2016 dhe dyshohet se ka shkaktuar të paktën nëntë viktima. Megjithatë, po hetohen edhe pista të tjera jashtë këtij konflikti.

Viktor Bardhi u ekzekutua paraditen e së enjtes, rreth një kilometër larg banesës së tij. 65-vjeçari ishte nisur drejt ujësjellësit për të hapur linjën e furnizimit me ujë të fshatit, kur pranë një nënkalimi u qëllua me breshëri automatiku.

Në drejtim të tij u qëllua me të paktën 30 plumba. Kanë qenë banorët e zonës që konstatuan automjetin dhe njoftuan Policinë.

Lexo gjithashtu

Video

Qarku i Fierit ka regjistruar disa vatra zjarri gjatë ditës së sotme, ndërsa temperaturat e larta dhe terreni i vështirë kanë favorizuar përhapjen e flakëve. Situata më problematike paraqitet në zonën e Qafës së Koshovicës, ku zjarri, i cili nisi rreth mesditës, ka dalë jashtë kontrollit. Flakët kanë përfshirë një lokal dhe një banesë të pabanuar, ndërsa për shkak të rrezikut është bllokuar edhe qarkullimi në aksin Fier–Levan. Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në Levan, ku flakët kanë përfshirë një stallë bagëtish. Si pasojë janë djegur ushqime për bagëtitë dhe një sasi e konsiderueshme makinerish bujqësore që ndodheshin brenda objektit. Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë mbi 20 krerë lopë që ndodheshin në stallë.

“Besa” e Edi Ramës nis me mungesa, paqartësi dhe probleme organizative. Rishpërndarja e drejtuesve politikë ka krijuar konfuzion në Lezhë, Dibër dhe Shkodër, ndërsa disa deputetë nuk kanë publikuar takime me qytetarët. Mes emrave që mungojnë në kalendarë janë Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku, ndërsa në Shkodër vetëm Bujar Rexha ka njoftuar një takim në Koplik. Ndiqni detajet në videon e mëposhtme.

Më shumë se 20 familje janë evakuuar në Levan, Zhupan, Radostinë dhe Fermë Çlirim, për shkak të përhapjes së zjarreve dhe rrezikut për zonat e banuara. Situata në Fier mbetet kritike. Flakët e nisura në Vadhizë janë përhapur drejt Levanit dhe Peshtanit të Vogël, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Sipas raportimeve, janë djegur tre banesa, një magazinë, si dhe një lokal dhe një shtëpi e pabanuar në Qafën e Koshovicës. Zjarri ka kaluar edhe aksin Fier–Levan, duke sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit. Në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave, ndërsa dy helikopterë po ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Trupi i kriminelit serb të luftës Ratko Mladić ka mbërritur në Beograd nën gardë nderi ushtarake. Ai ndërroi jetë më 27 gusht në Hagë, në moshën 85-vjeçare, teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Mladić ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë, 1992–1995. I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ai ishte një nga përgjegjësit kryesorë të masakrës së Srebrenicës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme