Kronika 4 September 2026, 17:10 Nga VNA

Dy ushtarakë në përplasjen Bedini-Muça në Vlorë, pezullohen të dy; ministri Ermal Nufi justifikohet: Ishin jashtë shërbimit

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 4, 2026, 05_09_56 PM.png

Thellohet edhe më tej skandali i përplasjes mes biznesmenëve Luan Muça, i kompanisë Delta, dhe Vasil Bedinaj, i rrjetit të hoteleve Rexhina. Dy prej protagonistëve në ngjarje rezultojnë se janë pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, pranon se efektivët janë pjesë e Policisë Ushtarake që prej vitit 2006.

Por, ndërsa përpiqet të shpjegojë se nuk janë truprojat e tij personale, ministri Nufi nuk jep asnjë shpjegim se si ushtarakët janë shndërruar në një strukturë paramilitare që vepron për llogari të biznesmenëve të ndryshëm.

“Ata janë pjesë e Policisë Ushtarake, strukturë e Forcave të Armatosura me detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara me ligj.

Efektivët e dyshuar janë pjesë e Policisë Ushtarake që nga viti 2006 dhe, në periudha të ndryshme prej vitit 2018, ata kanë kryer edhe detyra të sigurisë, mbrojtjes dhe shoqërimit institucional të Ministrit të Mbrojtjes, por kjo nuk i bën ata punonjës personalë të ministrit dhe, aq më pak, nuk i lidh veprimet e tyre individuale me institucionin apo me ministrin”, thekson Nufi.

Në vazhdën e reagimit, Nufi kujdeset të theksojë “se asnjëri prej dy efektivëve nuk ka qenë në shërbim ditën e ngjarjes në Vlorë. Për rrjedhojë, çdo veprim i tyre në këtë ngjarje, nëse konfirmohet nga organet kompetente, është veprim individual dhe jashtë detyrës institucionale”. Ministri sqaron po ashtu se janë marrë masa për pezullimin e tyre.

“Ministria e Mbrojtjes distancohet qartësisht nga çdo veprim i paligjshëm dhe respekton plotësisht hetimin e organeve ligjzbatuese.

Përgjegjësia individuale dhe rrethanat e ngjarjes do të përcaktohen vetëm nga autoritetet kompetente, në përputhje me ligjin.

Deri në përfundimin e verifikimeve, dy efektivët janë pezulluar nga shërbimi në Policinë Ushtarake”, thekson në deklaratë MM.

Video

Para dhe pushtet, borde dhe kompani të lakmuara. Ja ku punojnë familjarët e ministrave!

Qarku i Fierit ka regjistruar disa vatra zjarri gjatë ditës së sotme, ndërsa temperaturat e larta dhe terreni i vështirë kanë favorizuar përhapjen e flakëve. Situata më problematike paraqitet në zonën e Qafës së Koshovicës, ku zjarri, i cili nisi rreth mesditës, ka dalë jashtë kontrollit. Flakët kanë përfshirë një lokal dhe një banesë të pabanuar, ndërsa për shkak të rrezikut është bllokuar edhe qarkullimi në aksin Fier–Levan. Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në Levan, ku flakët kanë përfshirë një stallë bagëtish. Si pasojë janë djegur ushqime për bagëtitë dhe një sasi e konsiderueshme makinerish bujqësore që ndodheshin brenda objektit. Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë mbi 20 krerë lopë që ndodheshin në stallë.

Kur të pyesin a keni kadastër për të regjistruar pronat në Shqipëri?

Shtëpia e Bardhë ka publikuar në llogarinë e saj në X një video ku prezantohen disa videolojëra të stilit klasik “Arcade”, të frymëzuara nga lëvizja MAGA e Donald Trump. “Vazhdoni të fitoni. Ndërtoni murin. Deportoni. Depozitoni para në llogarinë e Trump”, thuhet në postimin që shoqëron videon. Një prej lojërave është një version i “Snake”, ku lojtarët ndjekin emigrantët përgjatë lumit Rio Grande, në kufirin SHBA-Meksikë. Një tjetër është frymëzuar nga loja e famshme “Tetris” dhe quhet “Build the Wall” (“Ndërto murin”), duke iu referuar politikës së Trump për forcimin e kufirit me Meksikën. Në videolojën e tretë, lojtarët duhet të mbledhin para dhe t’i depozitojnë ato në të ashtuquajturat “llogari Trump”. Prezantimi i lojërave përdor simbolikën dhe sloganet e MAGA-s, duke i kthyer disa prej politikave dhe mesazheve të administratës Trump në lojëra të stilit retro.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme