Sociale 6 September 2026, 10:31 Nga VNA

DENONCIM NË VNA/ Rinisin ndërhyrjet në përroin e Paprit, qytetari ngre alarmin për marrjen e inerteve

Ndaje në Whatsapp
DENONCIM NË VNA/ Rinisin ndërhyrjet në përroin e Paprit,

 

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e VNA, i shoqëruar me pamje nga grykëderdhja e përroit të Paprit, një prej degëve të lumit Shkumbin. Qytetari që ka dërguar videon thotë se kompania 2T ka rinisur marrjen e inerteve në zonë për ndërtimin e Korridorit VIII.

Marrja e inerteve ishte ndërprerë pas rrëshqitjes së dherave që bllokoi rrugën e Librazhdit disa muaj më parë. Përpara ndalimit, në këtë përrua ishin kryer ndërhyrje përgjatë kilometrave të tërë të shtratit, të cilat kanë lënë pas dëme të konsiderueshme. Tashmë makineritë janë rikthyer dhe shqetësimi është se vazhdimi i shfrytëzimit mund ta rëndojë edhe më shumë situatën.

VNA publikon pamjet dhe kërkon një reagim nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar nëse marrja e inerteve nga kompania 2T është e autorizuar, çfarë sasie lejohet të shfrytëzohet dhe çfarë kontrollesh janë kryer për dëmin dhe ndikimin mjedisor në zonë.

Video

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e VNA, i shoqëruar me pamje nga grykëderdhja e përroit të Paprit, një prej degëve të lumit Shkumbin. Qytetari që ka dërguar videon thotë se kompania 2T ka rinisur marrjen e inerteve në zonë për ndërtimin e Korridorit VIII. Marrja e inerteve ishte ndërprerë pas rrëshqitjes së dherave që bllokoi rrugën e Librazhdit disa muaj më parë. Përpara ndalimit, në këtë përrua ishin kryer ndërhyrje përgjatë kilometrave të tërë të shtratit, të cilat kanë lënë pas dëme të konsiderueshme. Tashmë makineritë janë rikthyer dhe shqetësimi është se vazhdimi i shfrytëzimit mund ta rëndojë edhe më shumë situatën.

Ushtria në Nepal arriti të nxirrte të gjallë një punëtor kinez, i cili mbijetoi dhjetë ditë brenda një tuneli të përmbytur. Kjo dalje nga nëntoka vjen mes një fatkeqësie të madhe natyrore, ku uji dhe balta kanë marrë jetën e mbi një mijë njerëzve. Mbijetuesi doli pa dëmtime të rënda nga vendngjarja, ndërsa qindra të tjerë mbeten ende të bllokuar nëpër galeri. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit lëvizin me helikopterë, familjarët e të zhdukurve presin lajme te dyert e ushtrisë me fotografi në duar. Shumë prej tyre tregojnë se kanë dëgjuar zërat e të afërmve që kërkonin ndihmë nga brenda nëntokës përpara se të humbisnin lidhjet.

Ermal Beqiri fiton tender nga qelia në Francë, Jonaid Myzyri e “qeras” me paratë e AKSHI-t.

Loja e ekzekutivit me vakumin ligjor: Si po tenton Toni Gogu të mbulojë nismën me rritje page 0.02% për gjyqtarë e prokurorë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme