Politika 9 September 2026, 16:19 Nga VNA

Diplomacia e sinjaleve: Pse i dërguari i Trump shmangu Lamallarin dhe Hitën, dhe takoi vetëm kontrollorin e policisë, Qosen e AMP?

Ndaje në Whatsapp
Diplomacia e sinjaleve: Pse i dërguari i Trump shmangu Lamallarin dhe

Vizita e të Dërguarit Special të Presidentit të SHBA për Partneritetet Globale, Ambasadorit Paolo Zampolli, ka lënë pas më shumë pikëpyetje se sa deklarata zyrtare. 

Ndonëse axhenda e zyrtarit amerikan në Tiranë ishte e ngjeshur, binte në sy një shmangie e papritur: asnjë takim me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe as me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Në vend të kësaj, Zampolli zgjodhi të ndalonte në zyrat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke u takuar me drejtuesin e saj, Klevis Qose — njeriu që ka për detyrë të hetojë e të presë fijet e krimit dhe korrupsionit brenda vetë radhëve të uniformave blu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, vetë Qose e bëri me dije takimin, duke zbuluar edhe një nga porositë kryesore të SHBA-së:

 "Presidenti Trump nënshkroi më 15 dhjetor 2025 Urdhrin Ekzekutiv 14367, i cili përcakton fentanilin e paligjshëm dhe kimikatet kryesore pararendëse të tij si armë të shkatërrimit në masë... Ai bëri thirrje për një koordinim më të ngushtë në luftën kundër rrjeteve që e prodhojnë dhe e trafikojnë atë."

Seanca e takimit dhe citimi i prioriteteve të Uashingtonit ngrenë hije të forta dyshimi mbi atë se çfarë mesazhi po përcjell SHBA-ja.

 Pse i dërguari amerikan zgjodhi të flasë për luftën ndaj rrjeteve kriminale dhe  me strukturën e kontrollit të brendshëm, duke kapërcyer kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe dikasterin e Brendshëm?

A është ky një sinjal i drejtpërdrejtë mosbesimi ndaj influencave politike që mundësuan ngritjen në detyrë të Lamallarit e Hitës?

 Përgjigjet ndoshta nuk do të jenë kurrë të plota, por fakt ngelet se takimi me Qosen nuk justifikohet dot me hierarki institucionale. Të tjera motive lanë jashtë shefin e tij.

Lexo gjithashtu

Video

Fillon mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të diskutojnë ngërçin e krijuar për pagat. Të pranishëm janë 271 gjyqtarë.

Shkrirja e ASHK dhe ATP në një Agjenci të re Pronash/ Valdrin Pjetri drejt drejtimit të "super-agjencisë"

Te koshi poshtë tavolinës…

Këto janë pamjet e shpërndara nga Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM, nga sulmi ndaj një cisterne iraniane në Gjirin e Omanit, një zhvillim që përshkallëzoi më tej tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas CENTCOM-it, forcat amerikane shkatërruan cisternën M/T Riesco, në përgjigje të asaj që Uashingtoni e cilëson si tentativa të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të sulmuar një anije luftarake të Marinës amerikane.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme