Bota 10 September 2026, 10:05 Nga VNA

Irani dërgohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së/ Vendimi i parë i këtij lloji në 20 vjet

Ndaje në Whatsapp
Irani dërgohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së/

Programi bërthamor i Iranit ka hyrë në një fazë të re të tensionit ndërkombëtar, pasi Bordi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike vendosi ta referojë Teheranin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Është hera e parë në rreth 20 vjet që mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ndërmerr një hap të tillë ndaj Iranit.

Rezoluta u paraqit nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania dhe u miratua me 23 vota pro nga 35 vendet anëtare të bordit të IAEA-s.

Rusia, Kina dhe Nigeri votuan kundër, tetë vende abstenuan, ndërsa një vend nuk mori pjesë në votim.

Vendimi lidhet me hetimin shumëvjeçar për gjurmët e uraniumit të zbuluara në disa vende në Iran që nuk ishin deklaruar si objekte bërthamore.

Vendet perëndimore kanë kërkuar prej kohësh shpjegime të besueshme nga Teherani për origjinën e materialit bërthamor. Ato dyshojnë se disa prej këtyre vendeve mund të kenë qenë të lidhura me aktivitete të fshehta bërthamore të së kaluarës.

Irani i ka mohuar akuzat dhe këmbëngul se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

Teherani thotë gjithashtu se luftimet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin e kanë bërë të vështirë ose të pamundur garantimin e aksesit normal të inspektorëve të IAEA-s në disa zona.

Një tjetër shqetësim për agjencinë ndërkombëtare është sasia e uraniumit të pasuruar që Irani ka grumbulluar. Ekspertët paralajmërojnë se uraniumi i pasuruar në nivele të larta mund të përdoret relativisht shpejt për prodhimin e materialit për një armë bërthamore, nëse Teherani do të merrte një vendim të tillë.

Irani kundërshton këtë interpretim dhe akuzon vendet perëndimore se po e përdorin IAEA-n për qëllime politike.

Referimi në Këshillin e Sigurimit nuk nënkupton automatikisht vendosjen e sanksioneve të reja. Çdo vendim i mëtejshëm do të varet nga Këshilli, ku Rusia dhe Kina kanë të drejtën e vetos.

Megjithatë, vendimi ka peshë të madhe politike dhe diplomatike, pasi e rikthen çështjen bërthamore iraniane në nivelin më të lartë të sistemit të Kombeve të Bashkuara, pikërisht në një kohë kur tensionet ushtarake mes Iranit dhe SHBA-së janë të larta.

Video

Fillon mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të diskutojnë ngërçin e krijuar për pagat. Të pranishëm janë 271 gjyqtarë.

Shkrirja e ASHK dhe ATP në një Agjenci të re Pronash/ Valdrin Pjetri drejt drejtimit të "super-agjencisë"

Te koshi poshtë tavolinës…

Këto janë pamjet e shpërndara nga Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM, nga sulmi ndaj një cisterne iraniane në Gjirin e Omanit, një zhvillim që përshkallëzoi më tej tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas CENTCOM-it, forcat amerikane shkatërruan cisternën M/T Riesco, në përgjigje të asaj që Uashingtoni e cilëson si tentativa të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të sulmuar një anije luftarake të Marinës amerikane.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme