Bota 9 September 2026, 08:02 Nga VNA

Bosnja dëbon dy diplomatë serbë pas ceremonisë madhështore për Ratko Mladiçin

Ndaje në Whatsapp
Bosnja dëbon dy diplomatë serbë pas ceremonisë

 

Bosnja dhe Hercegovina ka dëbuar dy diplomatë serbë dhe ka pezulluar planet për nënshkrimin e një marrëveshjeje rajonale bashkëpunimi. Vendimi vjen si reagim ndaj ceremonisë madhështore publike që Serbia organizoi për ish-gjeneralin serb të Bosnjës, Ratko Mladiç.

Ministri i Jashtëm boshnjak, Elmedin Konakoviç, bëri të ditur se atasheu ushtarak i ambasadës serbe në Sarajevë, Milan Dulanoviç, dhe këshilltari i inteligjencës, Danko Maksimoviç, kanë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi. Ai nuk dha hollësi të tjera për vendimin.

Mladiç vdiq më 27 gusht në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai ishte dënuar për rolin e tij në rrethimin e Sarajevës dhe në masakrën e Srebrenicës të vitit 1995, ku u vranë të paktën 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e tij në Beograd, mes tyre edhe zyrtarë shtetërorë. Ceremonia u drejtua nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa pjesëmarrja e madhe dëshmoi se Mladiçi vazhdon të nderohet nga një pjesë e shoqërisë në Serbi dhe në Republikën Srpska.

Konakoviç njoftoi gjithashtu se Bosnja nuk do të nënshkruajë memorandumin për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, i parashikuar për më 1 tetor në Mal të Zi.

“Me një Serbi të tillë nuk do të nënshkruajmë dokumente për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë”, deklaroi ministri, duke akuzuar Beogradin se me mënyrën si trajtoi vdekjen dhe funeralin e Mladiçit “kaloi çdo vijë të kuqe”.

Tensionet u shtuan edhe pasi në një ndeshje futbolli në Beograd u shfaq një portret gjigant i Mladiçit, ku ai tregonte me gisht drejtimin për në Potoçari, vendi pranë Srebrenicës ku ndodhi masakra.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i cilësoi pamjet e funeralit si “tronditëse”. Sipas saj, pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë serbë dëshmon dështimin për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë së Evropës dhe mund të dëmtojë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Edhe Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e Mladiçit. OKB-ja rikujtoi se gjykatat ndërkombëtare kanë përcaktuar përfundimisht se në Srebrenicë, në vitin 1995, është kryer gjenocid.

Video

Bojkoti i administratës gjyqësore për rrogat e padekretuara të gushtit është zgjeruar nga Tirana në Vlorë, Fier dhe Lushnjë, duke pezulluar shërbimet me përjashtim të masave të sigurisë. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë kanë thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të gjyqtarëve për t'i kërkuar ndërhyrje Kuvendit. Edhe Prokurori i Përgjithshëm mblodhi drejtuesit e prokurorive dhe përfaqësuesit e KLP për të kërkuar zgjidhje të shpejt nga Kuvendi. Ndërsa të vetmit që nuk kanë reaguar për situatën e krijuar janë përfaqësuesit e SPAK..

Aktivizëm apo përndjekje? Përplasja mes protestuesve dhe deputetes Iris Luarasi.

Vijon bojkoti i administratës së Gjykatës së Tiranës, Dhoma Civile, për shkak të problematikës me pagat. Edhe sot, qytetarët nuk do të marrin shërbime.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Brrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të mëdha materiale. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi në ambientet ku furnizohen automjetet. Si pasojë e forcës së shpërthimit është shembur një godinë njëkatëshe e karburantit. Policia ka bllokuar unazën dhe banorët nuk lejohen të hyjnë në banesa. Po ashtu as punonjësit e institucioneve përreth

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme