Politika 9 September 2026, 20:52 Nga VNA

“Fikni makinat, Rama jep dorëheqjen!”/ Dita e 102-të e protestës, qytetarët lënë Kryeministrinë dhe bllokojnë Unazën

Ndaje në Whatsapp
“Fikni makinat, Rama jep dorëheqjen!”/ Dita e 102-të e

Në ditën e 102-të të protestës, një grup protestuesish janë zhvendosur nga hapësira përpara Kryeministrisë, ku prej muajsh protestonin çdo ditë, drejt Unazës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Me thirrjet “Fikini makinat” dhe “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit kanë ndërprerë lëvizjen në rrugë, duke shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Si pasojë e bllokimit, qindra automjete kanë mbetur të ndaluara, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të presin për rinisjen e qarkullimit.

Gjatë protestës janë dëgjuar vazhdimisht thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

 

Lexo gjithashtu

Video

Fillon mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të diskutojnë ngërçin e krijuar për pagat. Të pranishëm janë 271 gjyqtarë.

Shkrirja e ASHK dhe ATP në një Agjenci të re Pronash/ Valdrin Pjetri drejt drejtimit të "super-agjencisë"

Te koshi poshtë tavolinës…

Këto janë pamjet e shpërndara nga Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM, nga sulmi ndaj një cisterne iraniane në Gjirin e Omanit, një zhvillim që përshkallëzoi më tej tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas CENTCOM-it, forcat amerikane shkatërruan cisternën M/T Riesco, në përgjigje të asaj që Uashingtoni e cilëson si tentativa të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të sulmuar një anije luftarake të Marinës amerikane.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme