Politika 27 July 2026, 07:52 Nga VNA

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, protestë e paralajmëruar para Parlamentit

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, protestë e

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të hënë, më 27 korrik, në seancë plenare publike, e cila do të nisë në orën 10:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të miratojnë fillimisht procesverbalin e seancës së kaluar dhe do të shqyrtojnë njoftimet, ndërsa pika kryesore është projektvendimi për ndryshimin e vendimit nr. 87/2026, që lidhet me caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Ndërkohë, paralelisht me zhvillimin e seancës, para godinës së Parlamentit është paralajmëruar një protestë. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen që në orën 08:00, duke e cilësuar tubimin si një reagim ndaj Kuvendit dhe klasës politike, të cilat, sipas tyre, janë shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve.

Për shkak të protestës, autoritetet kanë parashikuar masa të shtuara sigurie dhe një prani të përforcuar të forcave të policisë në zonën përreth Kuvendit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme