Politika 30 March 2025, 15:47 Nga VNA

Disa ditë pas skandalit, Denaj na fton të mos bëjmë politikë me ushqimin

Ndaje në Whatsapp
Disa ditë pas skandalit, Denaj na fton të mos bëjmë

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka reaguar për skandalin e filetos me salmonelë, duke deklaruar se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer detyrën e tij sipas protokolleve dhe se çështja tashmë i takon institucioneve përkatëse.

Në një intervistë për Euronews Albania, dhënë nga Athina, ku ndodhej për një takim të Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët, Denaj tha se nuk duhet bërë politikë me çështjet ushqimore. Ajo theksoi se AKU ka realizuar të gjitha kontrollet e nevojshme dhe ka referuar shkeljet për ndjekje të mëtejshme nga institucionet si krimi ekonomik dhe policia.

“Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit. AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Çështja i takon institucioneve përkatëse si krimi ekonomik dhe policia, që duhet të japin gjykimin përfundimtar. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve,” u shpreh ministrja.

Deklarata e Denaj vjen disa ditë pas publikimit të skandalit, ndërsa ende nuk ka një përgjegjësi të qartë mbi atë që ndodhi dhe as masa konkrete për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Video

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme