Politika 28 March 2025, 23:32 Nga VNA

Erisa Xhixho i ‘thurr lavde’ kreut të PL pasi ky i fundit i lëshoi vendin në listën e sigurt të PD

Ndaje në Whatsapp
Erisa Xhixho i ‘thurr lavde’ kreut të PL pasi ky i fundit i

Zëvendëskryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në emisionin “Log” në Neës 24, tha se vendimi i kreut të PL, Ilir Meta për të kandiduar në listën e hapur ishte një frymëzim dhe një shembull i persistencës dhe besimin e madh që ka ai në kauzën e listave të hapura.

“Vendimmarrja e tij na frymëzoi dha shembull i prestistencës së tij dhe asaj që ai përfaqëson. Vendimmarja e tij tregon besimin e madh që ai ka në kauzën e listave të hapura” – tha ajo.

Fjalët lavdëruese për kryetarin e saj, janë mëse normale për Erisa Xhixhon, sidomos pas vendimit pak të vonuar të Metës për të qenë në listën e hapur të PD. Kjo pasi i dha mundësinë deputetes së PL që të jetë në listën e mbyllur, duke siguruar kështu dhe një mandat tjetër pa u lodhur në fushatë.

Por është pak hipokrite kur Xhixho thotë se është frymëzim, pasi nëse do ishte kështu edhe ajo vet apo kolegët e saj që kandidojnë në listen e sigurt do kishin bërë të njëjtën gjë duke ndjekur parimin e Metës. Ndërsa, sa i përketë arsyes se “i ka qëndruar kauzës për listat e hapura”, atëherë pse kreu i PL nuk foli kur Berisha-Rama vendosën të mbyllnin sërish një pjesë të listave, ose më e pakta vendimin se do garonte në atë të hapurën, ta kishte shprehur shumë më herët dhe jo pak orë para përpilimit të listës përfundimtare të PD.

 

Video

Nga duart në kokë te buzëqeshja vesh më vesh/ Kështu u mbyll nata e “Territoriales” në Kuvend

Një fërkim shpatullash dhe kalon edhe reforma

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme