Politika 28 March 2025, 13:16 Nga VNA

Rama: Transformimi i Kombinatit Metalurgjik në park kombëtar industrial

Ndaje në Whatsapp
Rama: Transformimi i Kombinatit Metalurgjik në park kombëtar

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku prezantoi planin për transformimin e Kombinatit Metalurgjik në një park kombëtar industrial. Ai tha se projekti synon të bëhet një destinacion për bizneset dhe qytetarët, duke e integruar Elbasanin më ngushtë me Tiranën.

"Pika që do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin, dhe që do ta bëjë Elbasanin pjesë të metropolit të Shqipërisë në dekadat e ardhshme. Që të vish të punosh këtu është një distancë po aq ose edhe më e shkurtër se sa ç’mund të jetë distanca që të merr të shkosh të punosh nga njëra anë e Tiranës në tjetrën. Duhet kuptuar se ka potencial për të hapur kryeqytetin dhe dhënë një energji dhe frymëmarrje të re me të dy këto pika, që janë shumë afër njëra-tjetrës, parku i Kombinatit dhe Automotorparku”, tha Rama.

Rama theksoi se në realizimin e masterplanit janë angazhuar arkitektë të njohur vendas dhe të huaj. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i një motoparku modern për sigurinë rrugore. 

Video

Të pandarë

Nga duart në kokë te buzëqeshja vesh më vesh/ Kështu u mbyll nata e “Territoriales” në Kuvend

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme