Politika 27 March 2025, 13:24 Nga VNA

Berisha: Drejtësia ka dështuar, qytetarët presin deri në 15 vite për një vendim – Porti i Durrësit nën kontrollin e “Pojës”

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Drejtësia ka dështuar, qytetarët presin deri në 15

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar atë të dështuar dhe të paaftë për t’u siguruar qytetarëve një proces të drejtë ligjor. Në një takim me sipërmarrës, ai tha se vonesat në gjykata po rriten dhe qytetarët duhet të presin deri në 15 vite për një zgjidhje.

“Pse e them këtë? Sot, për çështjet civile duhet të presësh 10 apo 15 vite dhe kjo nuk po vjen duke u pakësuar. Ishin 130 mijë dosje, tani janë 150 mijë. Dhe po të pyesësh, thonë reforma. Çfarë reforme? Reforma që u mohon shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor,” u shpreh Berisha.

Ai hodhi dyshime mbi mënyrën se si po funksionon drejtësia, duke thënë se vendi është kthyer në një sistem “kape e fut”, ku 62% e të burgosurve janë ende në paraburgim. “Jemi bërë vend ‘kape e fute’ sepse nuk ka gjykatës për të shqyrtuar çështjet, nuk ka prokurorë për të ndjekur dosjet,” tha ai.

Berisha e krahasoi situatën në Shqipëri me atë të Kinës, duke thënë se ky vend jep dënime të rënda për korrupsion, por edhe dënime politike. “Kina është më e ashpra për dënimet për korrupsion, por Kina jep edhe dënime politike. Prandaj edhe quhet diktaturë komuniste. E sjell këtë shembull sepse shqiptarët kanë nevojë urgjente për një rireformim të këtij sistemi me Komisionin e Venecias,” tha ai.

Në të njëjtin takim, Berisha hodhi akuza të forta mbi situatën në Portin e Durrësit, duke pretenduar se drejtimi i tij i vërtetë është në duart e Xhevdet Troplinit, të njohur si “Poja”. Sipas tij, kjo është bërë me qëllimin që të mos kapen sasitë e drogës që hyjnë në vend.

“Porti i Durrësit ka drejtor të vërtetë Pojën, Xhevdet Troplinin. Synimi është mos të kapin asnjë ngarkesë droge,” deklaroi ai.

Duke iu drejtuar biznesmenëve të pranishëm në takim, ai theksoi se vonesat e gjata në proceset gjyqësore dëmtojnë klimën e biznesit në vend. “Nuk pret kush 10 vite për një vendim, sepse një biznesmen falimenton për 10 vite. Prandaj ju duhet të ngrini zërin tuaj, sepse kjo është një çështje që prek çdo qytetar,” tha Berisha.

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme