Politika 26 March 2025, 17:05 Nga VNA

Adriatik Lapajt, Tom Doshit dhe Agron Shehajt iu firojnë kandidatët, 7 dorëheqje në KQZ

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapajt, Tom Doshit dhe Agron Shehajt iu firojnë kandidatët, 7

 

Adriatik Lapajt, Tom Doshit, Arlind Qorit dhe Agron Shehajt vetëm pak ditë para hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore 2025, janë dorëhequr kandidatët për deputetë. Konkretisht, shtatë kandidatë kanë dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke u tërhequr nga gara. Kandidatët që janë dorëhequr janë 3 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” një në Kukës e një në Berat, 2 të Partisë Social Demokrate në Berat dhe në Durrës, një e ADR në Korçë. Në dokumentin e tyre të dorëheqjes shkak kryesor kanë paraqitur arsye shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë Mundësia nuk pranoi të ndërpriste punën e tij si mësues, gjatë periudhës zgjedhore.

Dorëheqjet në KQZ:

Averdi Syla,- “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Kukës - arsye shëndetësore

Hyda Kuci, - PSD Berat - arsye shëndetësore

Joan Sotir, - “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Korçë,- arsye shëndetësore

Daniela Alite - PSD Durrës - arsye shëndetësore

Xhilda Boçari, - 'Lëvizja Bashkë" Korçë - arsye shëndetësore

Fadil Bekaj, - Partia Mundësia, Fier - mësues

Edi Piring e ADR, Korçë - arsye familjare

Video

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme