Politika 25 March 2025, 18:30 Nga VNA

Fotot e shtirura të politikës/ Shahen gjithë ditën, pozojnë bashkë pasdite 

Ndaje në Whatsapp
Fotot e shtirura të politikës/ Shahen gjithë ditën,

Nuk është fantazi, por e vërtetë. Në një kohë kur fushata zgjedhore ka nisur në Shqipëri, edhe pse jo zyrtarisht, partitë politike kanë firmosur sot Kodin e Etikës.

Nënshkruesit mbështesin parimet themelore të zgjedhjeve demokratike, si integriteti, transparenca, privatësia, siguria, drejtësia dhe kushtet e barabarta të lojës.

Njësoj si në parlament, kur në seancë shahen dhe rrihen, edhe në fushatë përdorin çdo mjet për të sulmuar kundërshtarin: sharje, fyerje, epitete dhe bullizime. Ama, kur vjen puna për t’u dukur bashkë bukur në një foto… pozojnë si pellumba. Duke lënë mënjanë bufat, fjalorin banal, fyerjet personale dhe gjithë bagazhin amoral të një fushate që veç për një jetë foto të shtirur nuk ka nevojë.

Njësoj si në parlament, kur mbaron seanca dhe ulen në kafe, edhe këtu, në krah të Celibashit dhe disa të huajve, drejtuesit e partive që marrin pjesë në zgjedhje shfaqen të qeshur dhe bashkëpunues, a thua se gjithçka po shkon fjollë. Do të kalojnë vetëm pak orë që të gjithë në këtë foto të dalin e të shajnë njëri-tjetrin në mënyrë të paskrupullt, shumë herë pa fakte dhe pa argumenta, por thjesht për qëllime elektorale. Sepse në këtë vend politika është një sjellje e shtirur dhe përdoret për interesa banale. Përndryshe, ajo që duket në këtë foto duhet të reflektohet dhe në sjelljen e përditshme të drejtuesve të partive që marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Video

Një zjarr ka shpërthyer këtë të martë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku flakët e nisura në kodër janë përhapur me shpejtësi drejt një kabine të ujësjellësit, të favorizuara nga era dhe bimësia e thatë. Për shkak të rrezikut se zjarri mund të përparojë drejt zonave të banuara pranë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e plotë të flakëve.

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme