Politika 25 March 2025, 13:57 Nga VNA

Kontrata me LaCivita/ Berisha: Do bëhet publike sipas ligjit/ Akuzat ndaj Edi Ramës dhe Altin Dumanit

Ndaje në Whatsapp
Kontrata me LaCivita/ Berisha: Do bëhet publike sipas ligjit/ Akuzat ndaj

I pyetur nga gazetarët se pse ende nuk është publikuar kontrata me LaCivita, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kontrata me drejtuesin e fushatës së PD-së do të bëhet publike sipas parashikimeve ligjore. Në një konferencë për shtyp, ai theksoi se do të ketë transparencë të plotë mbi çdo qindarkë të paguar dhe burimin e financimit.

“Ju garantoj se ajo kontratë, me të gjitha burimet se ku është marrë çdo qindarkë, do bëhet publike ditën që do përmbushet detyrimi ligjor i dorëzimit të saj në KQZ, siç na detyron ligji”, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së kritikoi kryeministrin Edi Rama për komunikimin e tij në rrjetet sociale, duke e akuzuar se shpik pyetje dhe u përgjigjet vetë për të manipuluar publikun.

“Unë, natyrisht, nuk bëj Edi Ramën që flet me vete, që shpik edhe fansat dhe i bën pyetje vetes duke mashtruar publikun”, tha Berisha.

Ndër të tjera, ai akuzoi Ramën për lidhje me çështjen “McGonigal” dhe për abuzime me fondet publike. Berisha theksoi se po të mos ishte drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë do të duhej të ishin përballë drejtësisë.

“Ai duhet të bëjë nga mëngjesi deri në darkë lavde, elozhe dhe t’i lëpihet Altin Dumanit, sepse qëndron aty pikërisht sepse Dumani është bërë mburojë e këtyre vjedhjeve dhe krimeve”, tha ai.

Akuzat ndaj Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt

Berisha akuzoi ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për një aferë financiare prej 12 miliardë eurosh, duke pretenduar se investimet reale nuk justifikojnë shumat e mëdha të përdorura.

“Veliaj ka përdorur gjithsej 5-6 miliardë euro, Lubia 12 miliardë euro, ku janë? Investimi i tyre qindarkë për qindarkë nuk shkon më shumë se 1.3 miliardë euro, të tjerat janë vjedhur”, u shpreh ai.

Berisha theksoi se drejtësia duhet të veprojë ndaj këtyre zyrtarëve, duke përmendur edhe çështjen e inceneratorëve.

“Po të mos ishte Altin Dumani, Edi Rama do të ishte aty ku e meriton”, tha kreu i PD-së, duke theksuar se SPAK nuk po vepron ndaj figurave kryesore të qeverisë.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me shkurre në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe godinën e shkollës së mesme. Falë bashkëpunimit mes zjarrfikësve dhe dhjetëra banorëve lokalë, flakët u izoluan pas rreth 10 orësh përpjekje. Nga zjarri u dogj rreth gjysmë hektari me bimësi, por fatmirësisht u parandalua prekja e zonës së banuar.

Një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, duke rrezikuar një nga sipërfaqet e pakta të mbetura me pishë të zezë. Për shuarjen e flakëve po operojnë nga ajri dy helikopterë, ndërsa në terren po punojnë rreth 20 zjarrfikës, punonjës të zonave të mbrojtura dhe vullnetarë. Banorët kërkojnë ndërhyrje maksimale për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të parkut.

Një zjarr ka shpërthyer këtë të martë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku flakët e nisura në kodër janë përhapur me shpejtësi drejt një kabine të ujësjellësit, të favorizuara nga era dhe bimësia e thatë. Për shkak të rrezikut se zjarri mund të përparojë drejt zonave të banuara pranë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e plotë të flakëve.

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme