Politika 24 March 2025, 16:10 Nga VNA

Rama kërkon t'a mbyllë, kandidatët e PS-së fushatë në Tik Tok

Ndaje në Whatsapp
Rama kërkon t'a mbyllë, kandidatët e PS-së fushatë

Në një kohë që përfaqësuesit e mazhorancës dalin të mbrojnë në çdo studio për vendimin e Edi Ramës për mbylljen e Tik Tik, po përfaqësues të mazhorancës po e përdorin këtë platformë për të bërë fushatë duke përfituar se mbyllja e platformës Tik Tok nuk është finalizuar ende. Është e vështirë të bësohet se Kryeminsitri Rama ka marrë konsensusin e 65 000 prinderve dhe nuk ka marrë konsensusin e 186 kandidaatëve për Kuvendin e Shqipërisë. Qëndresa Qytetare ka konstatuar përdorimin e Tik Tok për fushatë elektorale, ku rezulton se kandidatët dhe drejtuesit politik të PS nuk ndajnë të njëjtin mendim me 65 mijë prindërit dhe me Edi Ramën që kërkuan mbylljen e platformës. Ata vijojnë ta përdorin këtë rrjet sociale, duke shpërndarë materiale propagandistike në kuadër të fushatës , madje duke ndarë edhe video me vetë kryeministrin.

Ervin Demo, drejtues i Qarkut Berat, para 15 orësh  ka ndarë në rrjetin Tik Tok një  miting dhe mesazhe me militantët në Berat.

Ardit Bido kandidat për deputet në Vlorë i PS, 4 orë më parë  ka shpërndarë në rrjetin social Tik Tok foto me Bledi Çuçin në Sarandë dhe  me mbështetësit e kësaj force politike.

Kandidatë të tjerë që kanë dalë nga rreshti dhe bëjnë fushatë në  Tik Tok janë - Edvin Prence, kandidat i Durrësit - Ylli Shehu, kandidat Tiranë - Roy Bashaj, kandidat Tiranë - Glindxhet Madhi, kandidat Tiranë

Video

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme