Politika 23 March 2025, 17:19 Nga VNA

Fushata interesante e politikanëve në vend me dhurata dhe gallata

Ndaje në Whatsapp
Fushata interesante e politikanëve në vend me dhurata dhe gallata

Një buf dhe një shishe shampanjë. Keto janë dhuratat që kanë marrë sot respektivisht Rama dhe Berisha.

Kryeministri ishte në Vlorë ku mori pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputetë për në zgjedhjet e 11 majit. Në fund të takimit kreu i qeverisë ka marrë si dhuratë një buf.

Dhuratë mori edhe kryetari i opozitës, gjatë takimit që pati në Napoli me kryetarin e Komunës, Antonio Trombetta dhe Këshilltarin Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar, Kujtim Potja. Afaristi shqiptar, i dhuroi Kryetarit të PD, dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin e tij dhe një shampanjë me premtimin se do ta hapë në fitoren e 11 majit.

Ndërsa nga ana tjetër Lulzim Basha vijon me replikat në distancë me kryeministrin Edi Rama. Kësaj radhe ai iu përgjigj Ramës nga Athina, ku e pyeste sërish për shokët.

Si përfundim, kur ndodhemi pothuajse një maj larg zgjedhjeve, fushata elektorale e kryetarëve na shfaqet me dhurata dhe gallata.

Interesante apo jo?

Video

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme