Politika 23 March 2025, 11:10 Nga VNA

Rama mburret me të rinjtë e FRPD Vlorë që iu bashkuan PS, paralajmëron socialistët: Trajtojini mirë se vijnë nga një parti që s’ka surrat për ta. Asnjë reagim nga PD

Ndaje në Whatsapp
Rama mburret me të rinjtë e FRPD Vlorë që iu bashkuan PS,

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Vlorë me strukturat e PS. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kanditatja për deputete e cila iku nga PD dhe iu bashkua partisë socialiste, Zymira Sina, i ka bërë një surprizë mbrëmjen e djeshme duke zhvilluar një takim me 100 vajza dhe djem të Forumit Rinor të PD në Vlorë.

“Dje Zamira më ka bërë një surprizë që është një nga momentet më të veçanta të karrierës time politike. Më ka ftuar dhe ulur në tryezë me rreth 100 vajza dhe djem të FRPD. Një ndjesi faji ndaj tyre nuk më është ndarë ndaj tyre” - u shpreh Rama.

Nuk dihet se sa e vërtetë është që të rinjtë janë anëtarë të FRPD, pasi ende nuk ka asnjë reagim nga përfaqësues të PD për rastin në fjalë. Por kryeministri nuk nguroi që “t’u qante hallin” të rinjve të djathtë që i janë bashkuar të PS, duke thënë se nuk kanë faj pasi kanë “angazhuar në një forcë politike në Tiranë që nuk ka lidhje me të rrinjtë”.

“Ndjesa e fajit për faktin që ata pavarësisht se janë të rinj të angazhuar në një forcë politike, pavarësisht se ca kemi ne me atë forcë politike, pavarësisht se ajo forcë politike në Tiranë ka një surrat pa lidhje me djemtë dhe vajzat këtu më kanë vënë në pozitë të vështirë kur më kanë thënë si sillen përfaqësuesit e PS me ata që nuk i konsiderojnë pjesë të të njëjtës anë” - tha ai.

Rama gjithashtu i paralajmëroi përfaqësuesit e PS që tolerance do jetë zero për ata që nuk i trajtojnë në mënyrë të barabartë anëtarët e këtij komuniteti, aq më tepër për shkak të rreshtimit në një forcë tjetër politike.

Video

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme