Politika 21 March 2025, 23:58 Nga VNA

“Nuk duhet të kandidonin”, Klodiana Lala: Ceno Klosi, Olta Xhaçka dhe Plarent Ndreca me dosje në SPAK

Ndaje në Whatsapp
“Nuk duhet të kandidonin”, Klodiana Lala: Ceno Klosi, Olta

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Log” ka deklaruar se listat e dy partive politike PS e PD janë me probleme, në gjykim nga SPAK ose në burg, duke nisur nga 2 kryetarët e opozitës, kreu i PD Sali Berisha dhe presidenti i PL Ilir Meta.

Ndërsa listën e PS e cilësoi skandaloze, me shumë kandidatë si Olta Xhacka, Klotilda Bushka, Ceno Klosi që kanë dosje në SPAK për cështje korrupsioni.

“Listat e PS e PD janë me probleme, Meta i dyshuar për vepra të fajshme penale. Do të ketë tronditje nëse shpallet fajtor Meta, Berisha etj me radhë.

Kemi 2 lider me problematika, ligjërisht mund të jenë të pastër, por kanë dosje penale, moralisht do të ishte më mirë mos të kandidonin.

Lista e PS skandal i vërtetë, kanë disa kandidatë me dosje në SPAK si Olta Xhacka, Klotilda Bushka, Ceno Klosi, Plarent Ndreca.

SPAK duhet të hetojë paratë e shpenzuar nga partitë politike në fushatën elektorale” – tha Lala.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme