Politika 21 March 2025, 16:04 Nga VNA

Berisha: Veliaj është i shkarkuar. Flet edhe për kushëririn e Roshit dhe emërimin e Yuri Kim

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Veliaj është i shkarkuar. Flet edhe për kushëririn

 

Në një konferencë me gazetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi ky i fundit me një vendim të firmosur nga qelia e paraburgimit në Durrës caktoi kryetare të komanduar të Bashkisë Tiranë, Sara Goxhajn. Berisha tha se emërimi i Anuela Ristani si kryetare e komanduar është antikushtetues. Ai shtoi nga ana tjetër se  Veliaj në qeli firmos dhe vulos sikur të ishte në zyrën e bashkisë. Sipas Berishës duhet të hetojë Avokati i Popullit, pasi besohet se e kanë kërcënuar dhe emërimet e fundit kanë ndodhur pa praninë e avokatit të tij.

Ndër të tjera Berisha i pyet për praninë e djalit të xhaxhait, kushëriri i Elvis Roshit, ish kryebashkiaku i Kavajës, Elton Roshi në listën e kandidatëve të PD në koalicionin Aleanca Madhështore.

Berisha tha se kushëriri nuk është mëkatar për kushëri. "Nëse ky...si quhet. Eltoni nuk ka patur aktivitet me Elvisin. Se ka lidhje gjaku, s'mund të jetë argument. Duhet të jetë në listë të në nga partitë aleate".

Emërimi i Yuri Kim në Departamentin Amerikan të Shtetit, i pyet nese do uronte Berisha. Kreu i PD tha se nuk ka ndryshuar qëndrim. Ftoj FBI dhe kongresin t'a hetojë. Nuk kam burim të saktë në lidhje me sa thoni. Por qëndrimi im nuk ndryshon.

Video

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

Ua tregon Edi Rama

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme