Politika 21 March 2025, 11:27 Nga VNA

Përplasje mes Agron Shehajt dhe Pano Sokos në studio: “Shhhhhttttt, pusho! Je mirë nga mendja?!”

Ndaje në Whatsapp
Përplasje mes Agron Shehajt dhe Pano Sokos në studio:

Një debat i ashpër u zhvillua mes kryetarit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, dhe Pano Sokos, bashkëkryetarit të “Nisma Thurje”, në emisionin e Ylli Rakipit. Diskutimi nisi për çështjen e listave të mbyllura, por degjeneroi në përplasje personale dhe akuza të rënda.

Gjatë debatit, Shehaj kritikoi koalicionin e Sokos për përfshirjen e Dash Sulës dhe familjarëve në listat e tyre, duke e quajtur këtë një veprim populist që u kthye në bumerang. Kjo shkaktoi reagimin e fortë të Pano Sokos, duke i thënë Shehajt të mos merrej me partinë e tij.

Agron Shehaj: Lëvizja që bënë këta, përveçse ishte populiste, ka nxjerrë shumë probleme. Në momentin e parë futën Dash Sulën, edhe pse thanë do të rrëzojnë sistemin, futën prindërit, dhe pasi reaguan qytetarët në rrjetet sociale, thanë t’i heqim. Po e bëre në mënyrën e gabuar, të kthehet në bumerang.

Pano Soko: Po fol për partinë tënde.

Agron Shehaj: Po më mbyll gojën?

Pano Soko: As ti s’ma mbyll gojën mua. Nuk flet dot për mua, do të flas unë për veten. Mos më qaj hallin. Mos më trash zërin.

Agron Shehaj: Po qetësohu.

Pano Soko: Nuk flet dot për mua.

Agron Shehaj: Do të flas që çke me të.

Pano Soko: Për mua nuk flet dot ti. Mos ma qaj hallin. Do të shikosh kur të vijë dita e zgjedhjeve.

Agron Shehaj: Ore unë do të flas. Je mirë ti vlla? Do të më thuash mua ti për çfarë të flas? Unë do të flas për ty se më ka ftuar Rakipi.

Pano Soko: Mos më fol mua. Mos më trash zërin mua, more vesh? Në rregull?

Agron Shehaj: Lëri këto budallëqe tani.

Pano Soko: Shhhhhtttt.

Agron Shehaj: Je mirë nga mendja ti?

Pano Soko: Do të flas unë. Ore, ç’është ky more vlla?

Agron Shehaj: Ore fol sa të duash, por më lër ta mbaroj. Je mirë nga mendja? Më lër të mbaroj.

Pano Soko: Nuk të lë të mbarosh se je gabim.

Agron Shehaj: Nuk je ti që vendos nëse jam gabim. Jam përplasur me ministra dhe deputetë dhe askush s’më ka penguar të them mendimin tim. E vërteta që djeg shumë është se këta bënë një lëvizje populiste, por u doli huq. Ne nuk e bëmë se me qytetarët duhet të jemi transparentë. Këta kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Mund të vendosnin anëtarë të partisë që nuk kishin ambicie për t’u bërë deputetë, jo familjarë. Tjetra me Dash Sulën që e morën pastaj e hoqën. Dhe gafa ishte se thanë nuk është e vërtetë. Dhe ju vërsulën opinionit publik.

Pano Soko: Ta vazhdoj unë, se e ke thënë katër herë gënjen. Dash Sula është njeri që ka patur integritetin që ia ka thënë Sali Berishës në sy çfarë ka patur. Ndërsa sa i përket prindërve i kishim si garanci. Njerëzit kur vijnë në politikë hyjnë për të garuar, jo për t’i bërë fresk kryetarit. Te Goni vijnë për t’i bërë fresk atij. Lista e hapur te zoti Shehaj janë kot se janë ca skllevër që do të punojnë që të bëhet ai deputet. Ky debati real është të jesh me të renë apo të vjetrën.

Ylli Rakipi: Po ju pse intimidoheni?

Në vijim të debatit, Shehaj hodhi akuza të forta ndaj Adriatik Lapajt, duke pretenduar se ai ka qenë i përfshirë në skandale pronash në bregdetin e jugut të vendit.

Agron Shehaj: Ne jemi e vetmja forcë politike që ka mbledhur me mijëra qytetarë në mbështetje të drejtësisë, me mijëra.

Ylli Rakipi: Edhe këta (tregon Sokon).

Pano Soko: Agron, kur mblidhnim ne me mijëra, ti nuk ishe në politikë.

Agron Shehaj: Po ku i ke ato mijëra? Pano, e di ku është problemi juaj? Kërkoi llogari atij kryetarit tënd se si i ka bërë lëmsh, u ka vjedhur pronat qytetarëve në bregdet. E ke pyetur ndonjëherë? Apo të bën përshtypje vetëm korrupsioni i Edi Ramës? Po pronat që po vidhen me investitorët strategjikë?

Pano Soko: Tani ti do të marrësh vesh që mjekët merren me të sëmurët, kur të rritesh edhe pak do të marrësh vesh që shoferi ulet te makina.

Agron Shehaj: Pano, pyete një herë kryetarin tënd për pronat në bregdet, se s’ka aferë ku nuk i ka futur turinjtë…

Pano Soko: Zoti Shehaj, je shumë abstrakt.

Agron Shehaj: Nuk ka aferë korruptive që ka të bëjë me pronat në bregdet ku nuk është i përfshirë kryetari i koalicionit ku bën ti pjesë (Adriatik Lapaj). Ti e ke pyetur?

Ylli Rakipi: Po ky nuk është përgjegjës.

Debati mes dy politikanëve u shoqërua me tone të larta dhe tensione të dukshme, duke nxjerrë në pah ndasitë mes partive që pretendojnë të sjellin ndryshimin në politikën shqiptare.

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme