Politika 20 March 2025, 18:50 Nga VNA

Ambasadorët austriakë të rajonit vizitë në SPAK: Pavarësia e Prokurorisë së Posaçme, thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës

Ndaje në Whatsapp
Ambasadorët austriakë të rajonit vizitë në SPAK:

Ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e SPAK-ut në Tiranë, ku siguruan mbështetje për reformën në drejtësi dhe rolin e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Austria ka theksuar angazhimin e saj për perspektivën e Shqipërisë në BE. Po ashtu, shteti austriak vë theksin tek rëndësia e pavarësisë së SPAK-ut në forcimin e shtetit të së drejtës.

Postimi i ambasadës austriake në Tiranë:

Pak muaj më parë u hap rruga për negociatat gjithëpërfshirëse të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Austria është qartazi e përkushtuar ndaj perspektivës së Shqipërisë në BE dhe po mbështet, ndër të tjera, zbatimin e reformës në drejtësi. Kështu, ambasadoret dhe ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor shkëmbyen ide edhe me përfaqësues të Strukturës së Posaçme për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë konferencës së tyre në Tiranë.

Pavarësia e SPAK-ut në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

 

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme