Politika 19 March 2025, 23:34 Nga VNA

“34 vite asnjë zgjidhje për pronat, vini në pushtet na harroni”/ Ish-pronari ia thotë toç Berishës në takim: Në 91-in, PD me në krye Sali Berishën ndryshuan draftin e ligjit 7501 nga “Përdorim” në “Pronësi”

Ndaje në Whatsapp
“34 vite asnjë zgjidhje për pronat, vini në pushtet na

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit për pronat, është përballur me revoltën e dy ish-pronarëve për situatën ku ndodhen pas 34 vitesh demokraci.

Në përfundim të diskutimeve të ekspertëve krah Berishës, një përfaqësues i shoqatës të “Pronarëve Legjitim”, mori fjalën dhe nisi të numërojë premtimet e pambajtura të Berishës përgjatë më shumë se 34 viteve, pikërisht në lidhje me problemin e pronave.

"Edhe unë jam mosha juaj afërsisht dhe kam 34 vjet që po duroj. Kur do realizohet kjo? Kur të merrni pushtetin? Pastaj do harrohet! E di unë atë muhabet. Siç u harrua në 2005-2013. Siç do harrohet në 2025 po e morët. Sa të hipim në kalë dhe pastaj të bëjmë si të duam!" – tha ai.

Ai më tej rrezoi të gjithë deklaratën e Berishës për ligjin 7501 që tha se ishte i diktuar nga psikologjia antipronë në atë kohë. Ish-pronari tha se në vitin 1991, PD me në krye Sali Berisha ndryshuan draftin e ligjit 7501 nga “Përdorim” në “Pronësi” duke sjell këtë lëmsh me pronat në Shqipëri.

“PD, se unë jam vet i PD që kur kam lindur, sa herë ka nevojë na thërret, kur merr pushtetin na harron. Dhe këtë meritë dhe përgjegjësi e ka PD, në vitin 91. Në 91-in është bërë dava 3 ditë rresht vetëm për një fjalë deri në 12 të natës, “Pronësi” apo “Përdorim”, 7501. Drafti e ka pasur përdorim 10-15 vite, PD me në krye zotin Berisha, deshën Pronësi, për të bërë kapitalistat e rinj në Shqipëri. Hajde ndryshoje tani atë” – u shpreh përfaqësuesi i shoqatës të “Pronarëve Legjitim”.

 

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme