Politika 19 March 2025, 00:00 Nga VNA

Gazetarja Klodiana Lala zbulon sekuenca nga përgjimi i Veliajt: Ministri që s’më doli në mbrojtje s’e fal, për 7 breza do ta shkrij

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Klodiana Lala zbulon sekuenca nga përgjimi i Veliajt: Ministri

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin A Show në Syri Tv, ka zbuluar detaje nga përgjimi që Prokuroria e Posaçme ka bërë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Lala ka treguar sekuenca nga përgjimet e telefonatave që kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash ka bërë me familjarët e tij.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga përgjimi që SPAK i ka bërë kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit, në kuadër të procesit hetimor të nisur ndaj tij për korrupsion e pastrim parash.

“Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje s’e fal, për 7 breza do ta shkrij”, është një nga gjërat që dyshohet se Erion Veliaj ka thënë në bisedat me familjarët e tij.

Gazetarja Lala ka thënë se SPAK ka marrë autorizim të veçantë për të përgjuar bisedat që Veliaj ka bërë nga paraburgimi i Durrësit.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme