Politika 18 March 2025, 20:07 Nga VNA

I dha telefonin Veliajt gjatë rrugës për në GJKKO/ SPAK merr nën hetim grupin e policëve, oficeri: E bëra nga frika e pushtetit të kryebashkiakut

Ndaje në Whatsapp
I dha telefonin Veliajt gjatë rrugës për në GJKKO/ SPAK merr

SPAK ka marrë nën hetim grupin e policëve të Burgjeve që transferuan kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Durrësi në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit ku do të caktohej masa se sigurisë. Dyshohet se gjatë rrugës Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej policëve që e shoqëronin për të folur me një person.

SPAK është vënë në dijeni për rastin në fjalë, pasi ka pasur në përgjim telefonin e personit që Veliaj telefonoi. Burime thonë se personi që ka telefonuar kryebashkiaku, është një i afërm i tij.

Pas kësaj, SPAK ka marrë në pyetje edhe oficerin e Burgjeve. Ky i fundit ka pranuar se ia kishtë dhënë telefonin Veliajt dhe këtë veprim e kishte bërë nga frika se mos humbiste vendin e punës për shkak të pushtetit të kryebashkiakut.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme