Politika 18 March 2025, 00:05 Nga VNA

"Flamuri tha firmos aty dhe flasim nesër..."/Jenishehri braktis koalicionin e Berishës: Koalicion gënjeshtër!

Ndaje në Whatsapp
"Flamuri tha firmos aty dhe flasim nesër..."/Jenishehri braktis

Selami Jenishehri, një nga aleatët e Sali Berishës në koalicionin "Shqipëria Madhështore", i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar largimin nga koalicioni pasi thotë se e kanë gënjyer Flamur Noka dhe Sali Berisha.

Jenishehri u shpreh i revoltuar se nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e koalicionit dhe nuk është pyetur për asgjë, madje nuk ka asnjë kandidat në listë. Ai tha se Flamur Noka i kërkoi firmën dhe i premtoi se do të bisedonin, por ndihet shumë i zhgënjyer.

Jenishehri kërkon anullim të zgjedhjeve dhe hetime të thelluara.

Me sa duket koalicioni i Sali Berishës, të cilin ai e prezantoi si koalicionin më të madh në historinë e Shqipërisë, ka filluar të rrudhet.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Si hytë në koalicion me Sali Berishën? Kush ju kërkoi dhe ç’negociata bëtë?

Selami Jenishehri: Ne na thirri Luçiano Boçi, 6-7 parti, për të bërë koalicion. Unë thashë do të pyes kryesinë dhe ramë dakord. Thanë do t’ju thërrasim, do të bëjmë mbledhje do të flasim për hollësirat. Këta të rrejnë. Asnjë mbledhje nuk kanë bërë.

Ylli Rakipi: Vetëm Boçi ju ka thirrur?

Selami Jenishehri: Këto janë muhabete kot.

Ylli Rakipi: Sa kohë u vonove për të dhënë përgjigje për koalicionin?

Selami Jenishehri: Asnjë mbledhje e 26 partive nuk është bërë. Asnjë herë nuk është mbledhur ai koalicion. Kur vjen puna, më kanë lënë deri në orën 20:00, kur janë dorëzuar listat nuk më kanë thirrur. Pastaj Noka më tha Selami firmos që je në koalicion, për të tjerëat flasim nesër.

Ylli Rakipi: Ua vure firmën? Me një firmë shkon brenda…

Selami Jenishehri: Pa firmë isha jashtë koalicionit. Por dokumenti është i falsifikuar.

Ylli Rakipi: Do paditësh doktorin?

Selami Jenishehri: A kam aprovuar unë këtë listë? Aty thotë lista e kandidatëve të koalicionit.

Ylli Rakipi: Ti e hodhe firmën në letër të bardhë?

Selami Jenishehri: Unë kam thënë jam dakord me hy në koalicion por listët nuk ma paraqiti mua kush.

Denis Dyrnjaja: Tani do tërhiqeni?

Selami Jenishehri: Unë nuk jam në atë koalicion dhe as nuk ka shans derisa ti nuk më respekton. Prandaj unë jam në gjykatë.

Ylli Rakipi: Pse vajte në gjykatë? Përfundimisht nuk je ti në asnjë listë?

Selami Jenishehri: As më pyeti kush asgjë. Unë nuk jam pjesë e atij koalicioni, kur nuk më ka thirrur dhe as më thërret.

Ylli Rakipi: Uaaa. A ke pyetur ndonjë jurist? Ti e ke emrin aty?

Selami Jenishehri: Kush e ka firmosur? Unë vura firmë që jam dakord për pjesë e koalicionit por nuk më ka pyetur njeri mua për listën.

Ylli Rakipi: Je në KQZ?

Selami Jenishehri: Nuk jam, kam dalë nga ai koalicion.

Denis Dyrnjaja: A ke mesazh për Berishën?

Selami Jenishehri: I nderuar zoti Sali Berisha, qëndrimi juaj për partitë, 26 aleatë, që pretendon se ky është koalicion më i madh i mundshëm. Aleanca e Shqipërisë Madhështore është një gënjeshtër që i drejton popullit shqiptar. Unë dhe aleatët nuk na ka thirrur njeri dhe nuk ka marrë mendim për listat dhe asgjë.

Ylli Rakipi: Ore mos të kanë thirrur këta të majtët ty dhe të marrin?

Denis Dyrnjaja: Berisha do të thotë të bleu Rama.

Selami Jenishehri: Kjo letër tregon se zgjedhjet e 11 majit janë të paligjshme

 

Video

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme