Politika 17 March 2025, 15:47 Nga VNA

Rama mburret me skemën e IPARD, Shqipëria nën hetim nga Bashkimi Europian

Ndaje në Whatsapp
Rama mburret me skemën e IPARD, Shqipëria nën hetim nga Bashkimi

Bashkimi Evropian ka përjashtuar Shqipërinë nga skema IPARD, një program financimi për zhvillimin rural dhe bujqësinë, për shkak të shqetësimeve mbi korrupsionin dhe keqpërdorimin e fondeve. Vendimi është marrë pas dyshimeve për parregullsi dhe mungesë transparence në administrimin e fondeve të BE-së, të cilat synonin të mbështesnin fermerët dhe zhvillimin e sektorit bujqësor. Por sot  kryeministri Edi Rama së bashku me  zëvendëskryeministren Belinda Balluku në një fermë në Divjakë, deklaroi se me hyrjen në Bashkimin Europian, Shqipëria merr 300 mln euro. Madje kreu e qeverisë tha se falë punës dhe mbështetjes nga AZHBR, është ngritur një industri të prodhimit dhe të përpunimit të qumështit. Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se “risia tjetër, është edhe linja e financimit të Bankës së Shqipërisë me 250 milionë euro. “Aty ju mund të aksesoni lirisht se jeni biznes i madh, dhe me atë mbështetja bëhet edhe më e madhe. Plus që duhet të bëjmë kapërcimin, të hyjmë në BE sepse direkt na vijnë 300 milionë euro në vit”, u shpreh Rama.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme